Bill Gates ka deklaruar se do të dalë nga lista e personave më të pasur në botë.
Miliarderi ka thënë se do të dhurojë 20 miliardë dollarë nga pasuria e tij për fondacionin “Bill dhe Melinda Gates”.
Njeriu i katërt më i pasur në botë tha se ndihej i detyruar për t’ia kthyer shoqërisë të gjithë burimet e tij.
“Ndërsa shikoj nga e ardhmja, kam në plan t’i jap pothuajse të gjithë pasurinë time fondacionit. Do të zbres dhe largohem nga lista e njerëzve më të pasur në botë. Kam detyrimin që t’ia kthej shoqërisë resurset e mia, në mënyra që të kenë impaktin më të madh sa i përket përmirësimit të jetës. Shpresoj që edhe të tjerë, të cilët janë në pozita të tilla, të bëjnë të njëjtën gjë”, shkroi Bill Gates në Twitter.