Sa milionë euro depozituan në banka 10 më të pasurit shqiptar në fund të vitit të kaluar?

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2021 dhjetë depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit zotëronin 6.8% të totalit të depozitave bankare, nga 5.2% që kishte qenë ky tregues një vit më parë.

E njëjta ecuri vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj. 20 depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit të kaluar zotëronin 9% të depozitave, kundrejt 7.19% në vitin 2020.

Ndërsa 50 depozituesit e mëdhenj mbanin 12.2% të totalit, nga 10.42% që kishin një vit më parë.

Pesha e depozituesve më të mëdhenj ndiqet dhe raportohet nga Banka e Shqipërisë për qëllime të monitorimit të përqendrimit të depozitave bankare. Ajo nuk duhet kuptuar detyrimisht si lista e individëve që kanë më shumë para në bankë, sepse në të përfshihen edhe shoqëri tregtare.

Vitin e kaluar, depozitat bankare u rritën me ritmet më të larta në dekadën e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2021 ato kishin vlerën e 1.43 trilionë lekëve, 10.9% më shumë krahasuar me një vit më parë. Mbi këtë bazë, mund të llogaritet përafërsisht edhe vlera e parave që zotërojnë depozituesit më të mëdhenj të sistemit.

6.8% e depozitave totale në fund të vitit 2021 do të përkthehej në një vlerë prej rreth 97.3 miliardë lekësh ose rreth 810 milionë eurosh në llogaritë e 10 depozituesve. Në fund të vitit 2020, depozitat e zotëruar nga 10 depozituesit më të mëdhenj kishin qenë rreth 67 miliardë lekë. Kjo tregon se në vlerë absolute gjendja e depozitave të 10 depozituesve më të mëdhenj u rrit me 45% vitin e kaluar.

Vlera e depozitave bankare të 20 depozituesve më të mëdhenj në fund të vitit 2021 llogaritej në afërsisht 128.8 miliardë lekë, në rritje me 38.5% krahasuar me një vit më parë.

Për 50 depozituesit më të mëdhenj, vlera e depozitave bankare totale llogaritet në rreth 174.6, në rritje me 29.3% krahasuar me një vit më parë.

Këto shifra tregojnë se më të pasurit kanë vazhduar ta rrisin atë pjesë të pasurisë të mbajtur në formën paraje në sektorin bankar, citon Monitor.

Një tendencë e ngjashme u konfirmua edhe nga raportimi vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), që tregoi se për vitin 2021 rreth 109 mijë individë, (4.2% e totali të individëve depozitues), zotëronin 646 miliardë lekë depozita bankare. Në total kursimet e tyre përbënin 58% e totalit të depozitave të individëve, duke u rritur nga niveli 56.8% që zinin një vit më parë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË