Trupat ushtarake ruse fillojnë të largohen nga kufiri me Ukrainën, njofton agjencia e lajmeve AFP.
Fillojnë të tërhiqen trupat ushtarake ruse nga kufiri me Ukrainën, njofton agjencia e lajmeve AFP.
Sipas vlerësimeve të disa agjencive, ishin rreth 10,000 ushtarë të shoqëruar nga pajisjet dhe automjetet më moderne dhe vendosja e tyre në atë zonë të rrezikshme shkaktoi shqetësime të mëdha. Ukraina e karakterizoi atë veprim si një thirrje për luftë, kurse Moska tha se ishte një stërvitje ushtarake e lajmëruar më herët.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Ned Price tha mbrëmë se Washingtoni do të “vazhdojë të monitorojë nga afër” situatën në kufirin rus me Ukrainën.