Rritet prezenca amerikane në Shqipëri/ Shtohet rreziku rus në rajon, 350 marinsë dhe anija “Jason Dunham” zbarkojnë në Durrës

Lufta Rusi-Ukrainë dhe tentativat në rritje të Moskës për të destabilizuar Gadishullin e Ballkanit, kanë bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtojnë vëmendjen ndaj Shqipërisë. Amerika është një ndër partnerët më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe prej 3 dekadash me rindërtimit e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ajo është kthyer në një avokate dhe “engjëll mbrojtës” për shqiptarët.

Në këto vitet amerikanët kanë investuar shumë në Shqipëri, ku një ndër fushat me më shumë investime është drejtësia dhe mbrojtja. Janë një sërë projektesh ambicioze që pritet të bëhen realitet, sikundër është baza e NATO-s në Kuçova dhe ky ndërtim vjen në kulmin kur zërat për destabilizimin e rajonit sa vijnë edhe shtohen, sikundër po ndodh ditët e fundit. Kështu që për të treguar se Gadishulli i Ballkanit është imun dhe në mbrojtjen e ombrellës së NATO.

Dje në ujërat shqiptare kanë mbërritur një super anije, e cila kishe si ekuipazh plot 350 marinsa amerikan. Ka qenë ambasada e SHBA në Tiranë, e cila ka zbuluar në rrjetet sociale detaje nga vizita e anijes “Jason Dunham” (DDG – 109), mbërritja e së cilës është që të tregojë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryefjalë sigurinë e Shqipërisë. “USS Jason Dunham (DDG-109), një destrojer i klasit Arleigh Burke në Marinën e Shteteve të Bashkuara, vizitoi Shqipërinë në brigjet e Durrësit gjatë fundjavës. Komandanti Michael Kiser tha se “qëllimi i vizitës është të tregojë përkushtimin tonë ndaj NATO-s dhe mbrojtjes së përbashkët”.

Një grup gazetarësh shqiptarë vizituan anijen gjatë ndalesës. Anija mban emrin e tetarit të Marinës së Shteteve të Bashkuara Jason Dunham, i cili u nderua me Medaljen e Nderit për shërbimin e tij në Luftën e Irakut”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Kujtojmë që mbërritja në Durrës e super anijes ushtarake “Jason Dunham”, vjen pas aeroplanmbajtëses “Harry S. Truman”, e cila në janar të këtij viti mësymi në bregdetin shqiptar.

Anija amerikane mbërrin në portin e Durrësit, reagon Peleshi

Por në lidhje me mbërritjen e anijes amerikane “USS Jason Dunham” (DDG – 109), e cila ka mbërriti dje në portin e Durrësit dhe që mësohet se do të qëndrojë në Shqipëri deri nesër, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ministri Peleshi shprehet kjo vizitë e rëndësishme në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA i shërben forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve tona. “Anija amerikane USS Jason Dunham (DDG – 109), me 350 personel ushtarak mbërriti dje në portin e Durrësit dhe do të qëndrojë në Shqipëri deri më 1 qershor. Kjo vizitë e rëndësishme në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA i shërben forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve tona”, shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale, teksa publikoi edhe një video nga lundrimi i kësaj anijeje në ujërat e Shqipërisë.

Ja çfarë është aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”

“USS Harry S. Truman” (CVN-75) është aeroplanmbajtësja e tetë e klasit Nimitz e Marinës së Shteteve të Bashkuara. Ajo është emërtuar në nder të Presidentit të 33-të të Shteteve të Bashkuara, Harry S. Truman. Harry S. Truman (i njohur gjithashtu si HST brenda Marinës, është 1,092 feet (333 m) i gjatë, 257 feet (78 m) i gjerë dhe është i lartë sa një ndërtesë njëzet e katër katëshe, saktësisht 244 feet ( 74 m). Super transportuesi mund të strehojë afërsisht 90 avionë dhe ka një kuvertë fluturimi 1,8 hektarë në madhësi. Për të lëvizur aeroplanët midis kuvertës së fluturimit dhe hangarit, përdoren katër ashensorë, që janë 360 m2 secili. Me vetëm një ngarkesë luftarake, HST zhvendos pothuajse 97,000 tonë dhe mund të strehojë 6,250 anëtarë të ekuipazhit. Luftanija përdor dy spiranca Mark II pa stok që erdhën nga USS Forrestal dhe peshojnë 30 ton secila, ku çdo hallkë i zinxhirit të ankorimit peshon 160 kg. Harry S. Truman kushtoi mbi 4.5 miliardë dollarë për tu ndërtuar. Kjo aeroplanmbajtëse është e teta nga dhjetë aeroplanmbajtëset me energji bërthamore të klasit Nimitz në Marinën e SHBA. Sa i përket kostos operacionale të një aeroplanmbajtëse, në varësi të konfigurimit të saktë të një grupi sulmues transportues, kostoja është diku nga 6 milion deri në 8 milion dollarë në ditë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË