Rrënimi i aneksit të “Abi Çarshia”, avokati Hodaj propozon si provë e-mailin e Mytaher Haskukës drejtuar Albin Kurtit

Arlinda Mehmeti

Gjykimi për rrënimin e aneks-objektit të ‘Abi Çarshisë’ ka vazhduar në Gjykatën e Prizrenit me propozimin e provave nga ana e palës së dëmtuar.

Islam Thaçi, Jetmire Vrenezi, Egzona Morina Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipron Krasniqi, po akuzohen nga Prokuroria se në cilësinë e zyrtarëve të Komunës kanë urdhëruar dhe zbatuar rrënimin e një aneks-objekti të kompleksit “Abi Çarshia”.

Rasti për të cilin akuzohen të pandehurit ka ndodhur më 19 dhe 21 korrik 2019.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të pandehurit kanë realizuar rrënimin në qendrën tregtare ndonëse e kanë ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Në seancën e sotme avokati i palës së dëmtuar, Taulant Hodaj ka paraqitur një sërë provash ku në mesin e tyre Hodaj e prezantoi si provë edhe një e-mail që kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ia ka drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Hodaj, pretendoi se përmes këtij e-maili kryetari Haskuka i ishte ankuar kryeministrit Albin Kurti se ministri Lumnir Abdixhiku nuk e kishte bërë anulimin e vendimit ashtu siç kishte kërkuar drejtori i asaj kohe Islam Thaçi.

“Kjo provë sikurse edhe provat e tjera, tregojnë përpjekjet e të akuzuarit Islam Thaçi dhe zotit Mytaher Haskuka që të bëjnë manipulimin e Qeverisë së Kosovës për të anuluar një vendim të plotfuqishëm të ministrisë, i cili vendim i ka obliguar të akuzuarit që të përmbahen nga çfarëdo rrënimi dhe ta zbatojnë konkretisht ta respektojnë kërkesën e të dëmtuarit Irfan Fusha për legalizim”, tha avokati Hodaj.

Përfaqësuesi i të dëmtuarës “ABI SHPK”, Taulant Hodaj tutje propozoi që të administrohen prova të reja të cilat nuk janë pjesë e aktakuzës por i konsideroi relevante për këtë shqyrtim gjyqësor.

Si provë avokati Hodaj paraqiti kërkesën e të dëmtuarit Irfan Fusha për legalizimin e pjesës ku është bërë tejkalimi i lejes, ankesën e ushtruar ndaj aktvendimit të Drejtorisë së Inspektoriatit të sektorit të ndërtimtarisë për rrënimin e objektit, certifikatën dhe vendimin për legalizimin e këtij objektit të datës 16 mars 2021, me të cilën është bërë legalizimi i pjesës së ndërtimit që ka pasur tejkalim të lejes.

Po ashtu përfaqësuesi i palës së dëmtuar, propozoi disa CD, nga filmimet e TV Besa dhe Tv Prizren të datave 19 korrik dhe 21 korrik 2019 ku shihen gjithë të akuzuarit me rastin e daljes në terren për rrënimin e objektit ‘Abi Çarshia”.

Si provë tjetër u propozua edhe një kërkesë me nr.A-213/18 edatës 27 shkurt 2018 për anulimin e vendimit, që këtu i akuzuari Islam Thaçi e ka drejtuar ndaj Lumir Abdixhikut, ish-ministër i Ministrisë së Infrastrukturës, me të cilën ka tentuar që ta vë në lajthitje ministrin e asaj kohe për anulimin e vendimit që të përmbahen nga çfarëdo rrënimi, e cila kërkesë nuk ishte marrë parasysh nga Administrata e Ministrisë së Infrastrukturës.

Pas propozimit të provave, përfaqësuesi i të akuzuarit Islam Thaçi, Blerim Mazreku, kërkoi kohë për analizimin dhe besueshmërinë e këtyre provave.

Kryetarja e trupit gjykues, Kymete Kicaj aprovoi kërkesën e mbrojtësit Blerim Mazreku.

Duke patur parasysh këto rrethana seanca e sotme u ndërpre, ndërsa e radhës do të vazhdojë më 4 dhe 14 tetor 2021.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit e lartcekur po ngarkohen se kanë realizuar rrënimin e aneks-objektit të “Abi Çarshia”, duke e ditur se i dëmtuari Irfan Fusha ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Prokuroria pretendon se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, Udhëzimin Administrativ nr.06/19, Ligjin mbi procedurën e përgjithshme administrative, si dhe vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nr. A-213/18 dhe A-179/19, me të cilat ishin anuluar aktvendimet e Drejtorisë së Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren.

Sipas Prokurorisë, këto vendime obligojnë organet komunale në Prizren të veprojnë konform Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe udhëzimeve administrative në fuqi, andaj sipas aktakuzës, të akuzuarit duke mos i përfillur këto vendime, veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Dëmi që pretendohet se i është shkaktuar “Abi Çarshia”, me rrënimin e aneksit në fjalë, konsiderohet 69 mijë e729 euro.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË