Robotët vrasës: E ardhmja e luftërave?

Encyclopedia Britannica

Inteligjenca artificiale (AI) do të transformojë jetën tonë duke u bërë pjesë e pothuajse çdo aspekti të shoqërisë: biznesin, arsimin, transportin, mjekësinë, madje edhe politikën. Në shumicën e vendeve, kjo do të jetë një gjë e mirë, duke e evituar punën e vështirë dhe duke përmirësuar produktivitetin. Por ka një vend për të cilin ekziston një frikë me prezencën e Inteligjencës Artificiale e ky vend është ushtria.

Sipas Encyclopedia Britannica, bota do të jetë një vend shumë më i keq nëse, pas 20 viteve, ushtria do të përdorë sisteme vdekjeprurëse të armëve autonome (LAWS), sepse nuk ka ligje në lidhje me LAWS. Media pëlqen t’i quajë ata “robotë vrasës”. Problemi me emërtimin e tyre si “robotë vrasës” është se kjo na jep një pamje të filmit Terminator. Megjithatë, nuk është Terminatori ai që parqet shqetësim për shoqërinë tonë. Janë teknologjitë shumë më të thjeshta që janë, në rastin më të mirë, një dekadë apo më shumë se kaq larg. Ta marrësh një dron ekzistues të llojit Predator dhe ta zëvendësosh atë me pilotin njerëzor me një kompjuter – kjo është teknikisht e mundur sot.

Atraktiviteti i teknologjive të tilla është i dukshëm. Lidhja më e dobët në një dron është lidhja e radios me bazën e saj. Dronët janë sabotuar duke e bllokuar radiolidhjen e tyre. Nëse arrini ta bëni një dron të fluturojë, të gjurmojë dhe shënjestroj vetveten atëherë ju ia keni dalë që ta keni armën e përsosur nga një perspektivë teknologjike. Një dron nuk fle kurrë dhe lufton 24/7. Do të ketë saktësi dhe reflekse mbinjerëzore.

Megjithatë, ka shumë arsye pse ky do të jetë një zhvillim i tmerrshëm në beteja luftarake. Ky do të jetë një revolucion në luftë. Revolucioni i parë në luftë ishte shpikja e barotit të armës. E dyta ishte shpikja e armëve bërthamore. Dhe kjo do të jetë e treta. Secili ishte një ndryshim hapi në shpejtësinë dhe efikasitetin me të cilin ne mund të vrisnim kundërshtarët tanë.

Këto do të jenë armë të shkatërrimit në masë. Më parë, nëse do të bënit dëm, do të duhej të kishit një armatë ushtarësh për të bërë luftë. Tani, do të duhej vetëm një programues. Si çdo armë tjetër e shkatërrimit në masë para saj, si ato kimike, biologjike dhe bërthamore, armët e tilla do të duhej të ndaloheshin.

Këto do të jenë armë terrori që do të bien në duart e terroristëve dhe shteteve mashtruese që nuk do të kenë asnjë shqetësim për t’i përdorur të njëjtat armë edhe mbi popullatat civile. Ata do të jenë armë ideale përmes të cilave mund të shtypen popullatat civile. Ndryshe nga njerëzit, këto armë nuk do të hezitojnë të kryejnë mizori, madje edhe gjenocid.

Këto armë nuk do të jenë më etike sesa njerëzit ushtarë. Ne nuk dimë sot se si të ndërtojmë armë autonome që do ta ndjekin ligjin humanitar ndërkombëtar dhe nuk dimë për ndonjë sistem kompjuterik që nuk mund të hakohet. Dhe ka shumë aktorë të këqij atje që do të tejkalojnë çdo pengesë që mund tu vihet atyre për të arritur qëllimin për të pasur kontroll mbi to.

Këto armë do të jenë kallashnikovët e së ardhmes. Ndryshe nga armët bërthamore, ato do të jenë të lira dhe të lehta për tu prodhuar. Kjo nuk do të thotë që ato nuk mund të ndalohen. Armët kimike janë të lira dhe të lehta për tu prodhuar, por janë të ndaluara. Dhe bota nuk ka nevojë të zhvillojë armë autonome si parandaluese kundër atyre që mund ta injorojnë një ndalesë – bota nuk ka nevojë të zhvillojë armë kimike për të parandaluar ata që ndonjëherë, në të ardhmen, mund të përdorin armë kimike. Ne tashmë kemi mjaft pengesa, ushtarake, ekonomike dhe diplomatike, me të cilat mund ti parandalojmë ata që vendosin të injorojnë traktatet ndërkombëtare.

Mbi të gjitha, ekziston një argument i thellë moral se ne heqim dorë nga një pjesë esenciale e njerëzimit tonë nëse u lëmë në dorë makinerive vendimin nëse dikush duhet të jetojë apo të vdesë.

Le të mos shkojmë kësaj rruge.

Përkthyer nga: Nuhi Shala

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË