“Ramës i kam thënë, o zotëri, pa…”/ Meta përplaset ashpër me Baton Haxhiun, zbulojnë të pathënat e bisedave për ndarjen e Kosovës dhe mosdekretimin e Gent Cakaj

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur në  Syri Tv për debatin e patur me kryeministrin Rama për mosdekretimin e Gent Cakaj si Ministër i Jashtëm.

Meta ka deklaruar se i ka propozuar kryeministrit Rama të vendosë një figurë politike me eksperiencë në postin e Ministrit të Jashtëm, ose ta merrte vetë atë, pasi zoti Cakaj sipas tij nuk mbarte të gjitha certifikatë e sigurisë që duheshin për atë post.

Ai shtoi se një arsye e fortë e mosdekretimit të Gent Cakaj ishte fakti se ai ishte deklaruar pro ndarjes së Kosovës.

Çfarë i kam thënë Edi Ramës për këtë çështje. I kam thënë, o zotëri, pa certifikatë sigurie prej 6 muajsh, ja ku e ke nga ministria e Jashtme me dokument. Ja bëjmë sot tha certifikatën. Dhe i them, si ja bën sot. Që të bësh certifikatë sigurie për një njeri që ka studiuar në Hungari, etj., ka procedura.

Dhe i thashë, ti e di se çfarë hallesh kam unë si president, etj. I thashë, ministër i jashtëm dihet çfarë pune ka, ose bëj një nga këta të PS-së që ka përvojë, ose merre vetë dhe bëjë këtë zv/ministër. Më tha që është djalë shumë i mirë, më i dituri në botë. Shumë mirë, bëjë ministër Arsimi, se e kishte bosh. Bëje ministër kulture, por tek e jashtmja unë nuk merresha vesh me atë tjetrin që kishte shumë përvojë, se unë dua ti zgjidh këto gjëra, nuk dua ti ngatërroj.

Kaq është e gjitha, këtu nuk ka asnjë lloj konspiracioni. Po të ishte për Vetëvendosjen, unë s’do i kisha bërë të dy. Dhe Gjykata Kushtetuese u shpreh për këtë çështje“, tha Meta.

Gjithashtu Meta gjatë emisionit pati dhe një përplasje me analistin Baton Haxhiu. Ky i fundi deklaroi se mosdekretimi i Cakaj nuk ndodhi për shkak të deklaratave pro ndarjes së Kosovës, të cilat ai i quajti montazh, por për shkak të kërkesës së Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për të mos e pasur Gent Cakaj në krye të dikasterit të Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Pjesë nga debati Ilir Meta-Baton Haxhiu:

Meta: Nuk kam bërë asnjë lloj konspiracioni. Edhe jam këtu dhe e nis nga e para, plot energji, optimizëm dhe besim, karrierën time politike pikërisht se kam qenë i vërtetë. Nuk them që kam qenë i pagabueshëm, por kam qenë i vërtetë.

Haxhiu: E kam një përmbajtje, brenda rrëfimit tim, pavarësisht se unë e Ilir njihemi një kohë të gjatë, aq gjatë sa i dimë të metat njëri-tjetrit.

Unë kam pasur një komunikim për rastin Cakaj, privatisht dhe publikisht. Kur nuk e pranoi privatisht letrën, ja bëra të ditur publikisht, që po e bën një mëkat dhe konspiracion ndaj një djali të ri.

Meta: Çfarë të bëra unë për Genti Cakën, se ndoshta Edi Rama nuk ta ka thënë taman, por që ta dish të saktë. Dhe të sqarojmë këtë punën e përbaltjes, pasi të të jap dokumentet.

Haxhiu: E para ka qenë se ju nuk e nënshkruat dekretin për ministër. Ju pranuar grupin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin etj., dhe keni hy në një marrëdhenië konspirative për një djalë të ri. Sqaroja publikut për një djalë që për mendimin tim është ndër më të mirët.

Meta: Haxhiu flet për pjesën që di ai. Së pari kishim ndryshimet e gjysmës së qeverisë për shkak të grevës së studentëve, ishin 6-7 ministra. Ju e dini që unë si kam pasur marrëdhëniet mirë me ministrin Bushati, çështje pune. Këtu ishte problemi i detit me Greqinë. Ishte edhe koha e idesë së ndryshimit të kufijve, në Kosovë dhe Ballkan që ishte një shqetësim emri i imi. Propozohet si ministër i Jashtëm një njeri që nuk e njihja fare si president. Por ministri i Jashtëm është një njeri shumë i rëndësishëm, në raport me shtetit, sepse ai hedh një firmë dhe ajo firmë është në emër të Shqipërisë dhe shkon në çdo lloj gjykate. Mua më dërgojnë një intervistë të dhënë nga ai në një tv, ku fliste për ndryshimin e kufijve.

Haxhiu: Njeriu i cili ka folë i pari për korrigjimin e kufijve për Ilir Metën, jam unë. Nuk ka ditë gjë asnjë njeri. Për arsye se konspiracioni për të gjitha gjërat edhe ai i korrigjimit të kufijve vjen për shkak të sinqeritetit që kam pasë me Ilirin për një kohë të gjatë.

Meta: Pasi përcollëm Adem Demaçin, diskutuam për gjëra të ndryshme. Me Batonin mënjanë më tha se po diskutohet për korrigjimin e kufijve.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË