Rama në OKB: 20 mijë gra u dhunuan në Kosovë, shkelësit si Millosheviqi e kanë vendin në burg

Si president i Këshillit të Sigurimit të OKB, kryeministri shqiptar, Edi Rama po drejton debatin e nivelit të lartë mbi llogaridhënien ndërkombëtare, e vendosur si çështje në rendin e ditës nga Shqipëria si një ndër prioritetet e programit të vendit tonë në këtë këshill.

Në fjalën hyrëse, Rama tha se vlerat themelore të të drejtave të njeriut janë parë të shkelen, ndërsa shtoi se të gjitha duhen trajtuar me rëndësi. Kryeministri shtoi se kur dështojnë të respektojmë të drejtën për të vërtetën, atëherë institucionet bëhen më të dobëta.

“Do doja ta shfrytëzoja këtë mundësi të shprehja vlerësimet për ambasadoren e SHBA-ve, Thomas Greenfield, për punën e shkëlqyer në drejtimin e Këshillit gjatë muajit maj. Besoj se flas në emër të gjithë anëtarëve të Këshillit për shprehjen e vlerësimit për ambasadoren Thomas Greenfield. Do të doja që t’iu roja mirëseardhje të ngrohtë ministrave, prania juaj tregon rëndësinë e temës që ne do të diskutojmë”, tha Rama, duke shtuar: Dallimet në opinione, mosmarrëveshjet nuk janë të pazakonta në këtë Këshill. Ato amplifikohen nëse ne përqendrohemi tek politika e përditshme dhe shqetësimet, në themel të këtyre argumenteve të qarta qëndrojnë vlerat themelore që përfaqësojnë lidhjen reale”.

Si President i KS, Rama është ndalur tek konfliktet si ai në Siri, apo edhe lufta në Ukrainë. Duke e cilësuar luftën në Ukrainë të paprovokuar Rama theksoi se Rusia po shkakton dhimbje për mbarë botën dhe kjo kërkon vënie para përgjegjësisë. Ndërsa rastine Sirisë kryeministri e cilësoi si shembull tragjik, duke dështuar ta vëmë para përgjegjësisë.

“Nuk ka qenë e lehtë të mbërrihet këtu. Shtetet kanë krijuar organizma të gjera ligjore për të rregulluar sjelljen e tyre dhe për ti respektuar ato. Siç ka thënë Martin Lutter King padrejtësia diku është kërcënim kudo. Të gjithë e dimë se jemi në një stres të jashtëzakonshëm.  Ne mund të ndihemi në fakt edhe të dëshpëruar e të paduruar për mungesën e progresit.

“Kemi parë si minohen shtete të tëra si minojnë paqen dhe sigurinë. Duke dështuar që ta vëmë para përgjegjësisë regjimin sirian. Ky akt i neveritshëm ka shkelur të gjitha ato që përfaqëson ky Këshill. Lufta e padrejtë në Ukrainë ka tronditur ekonominë botërore, po shkakton dhimbje të panevojshme për miliona njerëz. Krime të tmerrshme zbulohen çdo ditë. Krimet nuk duhet dhe nuk mund të mbeten të pandëshkuara. Kolegë ne duhet të dëshmojmë vepra e jo vetëm fjalë. Nuk duhet t’i lëmë shkeljet të bëhen normë. Shkelësit duhet të mos kenë vend në botën tonë, ata duhet të kenë vend pas hekurave si Sllobodan Millosheviç. Duhet t’i themi boll mos ndëshkimit, u detyrohemi viktimave të luftës në Kosovë “.

Gjatë fjalës së tij në KS në OKB, kryeministri ka theksuar se Shqipëria do të jetë në ballë për të vënë drejtësi dhe për të ndaluar krimet.

“Shqipëria ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë përballë përpjekjeve për të vënë në vend të drejtësisë. Na duhet të dëshmojmë vepra e jo vetëm fjalë, të themi sot më shumë se kurrë, kurrë më se i detyrohemi me vepra e jo me fjalë mijëra viktima të gjenocidit në Srebrenivcë, i detyrohemi atyre që kanë vuajtur masakra dhe krime kundër njerëzimit. 20 mijë gratë e dhunuara në mënyrë mizore gjatë spastrimit etnik në Kosovë ‘98-‘99, ua detyrojmë jetëve të shkatërruara të miliona fëmijëve që u është vjedhur e ardhmja nga agresorët. Të qëndrojmë në mënyrë të vendor e të mohojmë kontekstin e këtyre krimeve. Mohimi i gjenocidit dhe thirrje për dhunë, duhet të dënohen pa asnjë hezitim. Ua detyrojmë fëmijëve tanë, të botës, llogari dhënia sjell përgjegjësi, përgjegjësia sjell veprim, veprimi përforcon drejtësinë dhe e drejtësia kontribuon në paqe. Shkelësit duhet të mos kenë pjesë e vend në botën tonë, ata duhet të kenë pjesë në vendin e tyre pas hekurave si Millosheviç”, tha Rama.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË