Racizmi dhe afrofobia në Evropë

Dunja Mijatovic

Të gjithë njerëzit kanë lindur të lirë, me të drejta dhe dinjitet të barabartë. Pikërisht ky parim themelor që ka hedhur themelet në deklaratën e përgjithshme të të drejtave të njeriut, ka qenë një nga parimet bazë të rindërtimit të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore dhe është baza e sistemit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

Për fat të keq, njerëzit me ngjyrë shpesh nuk trajtohen si duhet. Megjithë përparimet e arritura në trajtimin e barabartë dhe luftën kundër diskriminimit, në shumë vende evropiane vazhdojnë të ekzistojnë racizma strukturorë dhe institucionalë. Po të jeni njeri me ngjyrë, probabiliteti që të diskriminohesh në tregun e punës, në sistemin e arsimit, në sistemin e shëndetësisë dhe gjatë kërkimit të një banese është më i madh se tek një person pa ngjyrë, po ashtu siç është më i madh probabiliteti që të ndaleni nga policia dhe të kontrolloheni.

Megjithëse pjesa më e madhe e shteteve evropiane nuk japin të dhëna për diskriminimin racist, disa studime tregojnë për dimensionet e problemit. Një sondazh i zhvilluar në Francë nga autoriteti i pavarur, “Defenseur des Droits” (Mbrojtësi i të drejtave), tregoi se të rinjtë arabë dhe afrikanë ndalohen dhe kontrollohen 20 herë më shumë se çdo grup tjetër të rinjsh. Probleme të njëjta janë vërejtur edhe në vende të tjera si Belgjikë, Danimarkë, Qipro, Irlandë, Itali, Spanjë dhe Mbretëri e Bashkuar, thotë Equinet, Rrjeti Evropian për Barazinë.

Në Rusi ekziston një negativitet i madh kundrejt njerëzve me ngjyrë ose “migrantëve nga Afrika”, thotë një raporti i OJQ-së, Levada Center, bërë me kërkesë të Kongresit hebre rus.

Edhe në Finlandë, sipas një raporti të vitit 2017 për diskriminin e njerëzve me prejardhje afrikane, shumica e të pyeturve kanë thënë se diskriminohen rregullisht.

Në një raport parlamentar të pak kohe më parë në Britaninë e Madhe, theksohet se vdekshmëria gjatë lindjeve tek gratë me ngjyrë është pesë herë më e madhe se sa tek gratë pa ngjyrë, dhe se 60 për qind e popullsisë me ngjyrë në Britaninë e Madhe nuk mendon se Shërbimi Kombëtar i Shëndetit, NHS, i trajton çështjet e shëndetit të tyre njësoj si tek njerëzit pa ngjyrë.

Sondazhet e fundit të Agjencisë së BE-së për të drejtat themelore mbi këtë temë tregojnë, se 18 për qind e të pyeturve të moshës 16 deri 24 vjeçare nuk kryejnë ndonjë punë me pagesë ose nuk ndjekin ndonjë shkollë të përgjithshme apo profesionale, ku duhet thënë se midis vendeve të ndryshme ekzistojnë dallime të mëdha. Sondazhi tregon po ashtu, se një në pesë të pyeturit me prejardhje afrikane ndihet i diskriminuar në tregun e banesave. Një sondazh i publikuar në vitin 2018 nga Komisioni irlandez për të drejtat e njeriut dhe barazinë, tregoi se megjithë kualifikimin më të lartë njerëzit me ngjyrë diskriminohen në marrjen e punëve që paguhen mirë.

Dhuna fizike dhe verbale është një problem tjetër me të cilin hasen njerëzit me ngjyrë. Në Portugali mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe deputetët me prejardhje afrikane janë sulmuar dhe kanë marrë kërcënime me vdekje. Ish ministrja italiane për çështjet e integrimit, Cecile Kyenge dhe ish ministrja franceze e Drejtësisë, Christiane Taubira u kthyen disa herë në objektiva të ofendimeve raciste.

Unë shoh se ekziston një kontinuitet midis kësaj situate dhe padrejtësive që njerëzit me ngjyrë është dashur të përjetojnë në Evropë për breza me radhë. Megjithatë ky problem vazhdon të mohohet. Mosrespektimi i premtimit për barazi është në kundërshtim me traditën e gjatë politike, filozofike dhe juridike, e cila e ka vendosur barazinë në qendër të demokracisë evropiane. Si Gjykata Evropiane dhe Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut ashtu edhe organet përkatëse të OKB kanë në dispozicion mjaft të drejta për të zbatuar këtë princip.

Megjithatë shtetet veprojnë me ngadalë kundër praktikave diskriminuese që i kthejnë njerëzit me ngjyrë në qytetarët e klasës së dytë të shoqërisë sonë. Për të ndryshuar këtë gjendje, vendet evropiane duhet t’i shpallin luftë racizmit dhe diskriminimit racor duke e kthyer atë në një nga detyrat prioritare.

Në luftën kundër racizmit ndaj njerëzve me ngjyrë duhen luftuar rrënjët e tij duke u konfrontuar me trashëgiminë e të kaluarës koloniale dhe skllavërisë historike. Po ashtu është e domosdoshme që të luftohen në mënyrë sistematike fjalimet që nxisin urrejtjen dhe veprat raciste. Një fushë e rëndësishme është puna e policisë. Racial Profiling, përshkrimi i njerëzve në bazë të racës dhe mbyllja e syve para veprave raciste nga ana e policëve duhet të ndalohen.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË