Qeveria sqaron rolin e Surroit, Shalës dhe Nikajt për dialogun

Grupi për Ballkan ka njoftuar sot se Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa dhe Veton Surroi, do të jenë ekspertët e angazhuar në procesin e dialogut dhe se këtij ekipi pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala. Por, nga Qeveria e Kosovës po thonë se nuk bëhet fjalë për ekip negociator, pasi Qeveria dhe Kryeministri Kurti do të udhëheqin dialogun me Serbinë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar për  Express se Kryeministri Albin Kurti do të udhëheq dialogun me Serbinë, në koordinim me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kuvendin e Kosovës.

“Qeveria dhe kryeministri Kurti do të udhëheqë me dialogun. Këtë do ta bëjë duke u koordinuar dhe këshilluar me presidenten Osmani, dhe duke bashkëpunuar ngushtë me Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe subjektet e përfaqësuara aty”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai tha se Bernard Nikaj, Blerim Shala, Veton Surroi e të tjerët, janë ekip i ekspertëve të angazhuar nga Grupi për Ballkan, në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Kosovës, Ambasadës Norvegjeze dhe Grupit për Ballkan.

“Në lidhje me raportimet në fjalë, më lejoni të sqaroj se nuk bëhet fjalë për ekip negociator. Bëhet fjalë për një ekip ekspertesh të angazhuar nga Grupi për Ballkan (BPRG) në kuadër të një momorandumi te mirëkuptimit në mes Qeverisë së Kosovës, Ambasadës Norvegjeze dhe Grupit për Ballkan që është nënshkruar javën e kaluar.  Në këtë ekip ekspertesh mes tjerëve do angazhohen edhe z. Surroi, z. Shala e z. Nikaj. Zëvendëskryeministri Bislimi sipas portfolios së tij është takuar me ekipin ditëve të fundit”, ka deklaruar Kryeziu.

Ndryshe, Grupi për Ballkan sot njoftoi se përveç këtyre ekspertëve, varësisht nga nevojat e Qeverisë mund të ftohen edhe ekspertë të tjerë.

“Ekspertët e angazhuar deri më tani janë: Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi. Së shpejti grupit të ekspertëve, pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala. Ekspertë të tjerë mund të ftohen dhe angazhohen varësisht nevojave të qeverisë dhe dinamikës së procesit të dialogut.

“Ky aktivitet përbën njërin nga komponentët programore të Grupit për Ballkan, të cilat implementohen me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë, në kuadër të kornizës “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane””, thuhet në postim.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË