Pse Edi Ramën?

Opinionistja dhe analistja e mirënjohur, Kimete Berisha, në profilin e saj në facebook, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, ka dhënë opinionin e vetë lidhur me këtë.

Shkrimi i plotë:

Pse Edi Ramën? Megjithëse nuk e meritoni

1. Sepse nuk shtiret. I mirë -i keq, është ai që është. Nuk është nga ata tipat ‘që u del duqi masandej’. Duqin e tij ky e deklaron të parin. Pra nuk i fsheh veset e veta dhe kjo prirje e tij është për studim!

2. Nuk e aktron mirësinë. Mirësia publike në të gjitha rastet është vardisje. Edi Rama nuk i vardiset askujt. Duket sikur populli duhet ta lusin ‘Please Stay’, e jo sikur ky e lut popullin ‘Mos më lini vetëm’!

3. Nuk fshihet pas fjalëve të ëmbla. Përkundrazi, më shumë flet kundër vetes Edi Rama, sesa që dinë të flasin kundër tij kundërshtarët. Asnjëherë nuk përpiqet të duket ‘i mirë, i urtë dhe i butë’.

4. Është i jashtëzakonshëm dhe origjinal. Nuk i thotë ‘fjalët e fundit’!

5. Të huton dhe të befason. Është humorist i madh dhe të bën të qeshesh kur je duke qarë! E habitur me guximin e tij të flas mbarë e mbrapsht kundër vetes, ti do të mrekullohesh dhe në vend se të neveritesh prej tij, ti kundër dëshirës tënde ‘e adhuron’. Zemra të thotë ‘urreje’, mendja të thotë ‘adhuroje’!

6. Askush nuk di të tregojë se çfarë vepre të keqe e ka bërë Edi Rama.Kundërshtarët i kacavirren në fjalë dhe në lidhëset e patikave, por asnjëherë në vepra! Gazetarët nuk i gjejnë mëkate në fytyrë, pastaj ia mbulojnë fytyrën me botox dhe merren me fytyrën e tij ‘të rreme’! Cila është vepra e tij e keqe? Askush s’di të tregojë!

7. I thonë majtist – por ai sillet si idealist! Njësoj si Albin Kurti. Veç te shqiptarët mashtrues ndodh që i thonë vetes djathtisë (LDK e PDK) ata që janë kundër bashkimit kombëtar për shembull, kurse Albinit i thonë marksist (e Albini është idealist), i thonë majtist, kurse nacionalizmi i Albinit është djathtist! Shqiptarë ma? S’kanë haber!

8. Edi Rama i ka mundur kundërshtarët me fjalë, pa pasur nevojë t’i luftojë konkretisht me gracka dhe shantazhe. Është luftëtar i madh, sepse i mposhtë kundërshtarët ulur, pa u ngritur në këmbë, pa i luftuar, thjesht ua thyen hundët me fjalë;

9. Nuk është folklorist. E ka demitizuar dyfytyrësinë e gazetarëve. Edi Rama gazetarët i vlerëson si njerëz normal (që mund shiten, blihen, rrejnë dhe mashtrojnë), e jo si pronarë të së vërtetës. Edi Rama i ka mësuar shqiptarët ‘të mbrohen nga gazetarët’! Sepse, nuk duhet të kemi frikë nga gazetarët por nga e vërteta!

10. Shqiptarët nuk kanë alternativë. Asgjë e Re nuk ndodh në atë qiell. Sepse, ‘E Re’ në Shqipëri është ‘e Vjetra’! Kur je rehat me të vjetrën nuk lyp asgjë të Re. Më duket Buda ka thënë ‘Kur paraqitet nxënësi, mësuesi është i gatshëm’.

11. Është e dhimbshme që opozita ka shkalluar komplet dhe kërkon fitore me alltia, me thika, me gjak e me pare. Iliri e Monika, si personazhe të mitologjisë serbe (šumske ‘boginje’), veç çka s’kanë dalë cullak!

12. Edi Rama, edhe shumë është për juve, nuk e meritoni!

P.S. Mua më pëlqejnë ata që nuk shtiren, që nuk e aktrojnë mirësinë dhe që nuk i hekurosin fjalët e mendimet.

Ata që nuk mundohen të duken të urtë e të butë!

Ata mund të jenë të këqij, por nuk të befasojnë; ata mund të jenë indiferentë, por jo të pashpirt; ata mund të jenë arrogantë, por jo të ligë!

Gojë-ëmblin nuk e dua, atij ruaju, se ai ta djeg zemrën!

Ata të butit dhe të urtit janë manipulatët!

Kush krijon armiq kah të rrotullet me fjalët e veta, ai nuk është i keq dhe i rrezikshëm për Ju më shumë se për veten.

Edi Rama ju ‘djeg juve’ por digjet bashkë me fjalët e veta!

Dhe ‘nuk ia ndin’ – kjo e bën hazarder dhe atraktiv!

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË