PROMOVOHET LIBRI “GJUHË E GJAKUT” NGA ENVER MULLIQI

Është promovuar libri “Gjuhë e gjakut” i autorit Enver Mulliqi, në përkujtim të 22-vjetorit të vrasjes makabër të të gjithë meshkujve të familjes Dervishdana, nga ana e kriminelëve serbë, në Natën e Bajramit të vitit 1999.

Libri u konsiderua të jetë një lapidar letrar për bëmat dhe sakrificat e kësaj familjeje, të dëshmuara në kohëra të dëshmuara me vepra, të njohura nga historia e të dëshmuara nga letërsia.

Redaktorja e librit Migena Arllati tha se ky libër është një rezyme e suksesshme e autorit Mulliqi dhe vulë e lirisë të cilën sot e gëzon Kosova.

Ajo tha se Mulliqi ka arritur të realizojë një vepër të dinjitetshme, ashtu siç e meritojnë personazhet reale të trajtuara në të.

Arllati: Në libër përfshihet historia e popullit shqiptar

“Historia e sjellë nga autori Enver Mulliqi përbën një fragment të rëndësishëm që përfshihet në historinë e madhe të popullit shqiptar të Kosovës në rrugën e idealit për liri. Doemos, fati i individit fati i familjes shqiptare, fati i misionarëve fetarë ishte determinant në arritjen e qëllimit final: daljes nga robëria dhe gëzimit të lirisë e cila u pagua vërtet shtrenjtë[…]Mulliqi ka treguar kujdesin maksimal që veshja artistike t’i shërbejë qëllimit të ruajtjes së vërtetësisë dhe letrarizimi estetik të jetë totalisht në funksion të saj”, tha ajo.

Kryetari i shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, Ruzhdi Sefa.

Me një fjalë falenderimi të pranishmëve iu drejtua edhe vet autori Enver Mulliqi, teksa shtoi se libri i tij “Gjuhë e gjakut” mund të quhet kronikë, pasi që është vetëm një copës e historisë së familjes Dervishdana.

Mulliqi: E kam quajtur “kronikë” sepse është vetëm një pjesë e historisë Devishdana

“Ju falënderoj shumë për pjesëmarrjen tuaj edhe në kohë pandemie, në promovimin e këtij libri i cili shënon 22 vjetorin e ngjarjes tragjike në familjen Dervishdana, por edhe në përkujtim për kontributin, sakrificën e anëtarëve të kësaj familjeje dy dekada më përpara[…](Librin) E kam quajtur ‘kronikë’ sepse është vetëm një pjesë e historisë së familjes së madhe Dervishdana”, u shpreh ai.

Libri “Gjuhë e gjakut” është promovuar në Bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, ndërsa është organizuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”.

Më 26 mars 1999 në Gjakovë u vranë nga forcat serbe Shejh Zenelabedin Dervishdana me djemtë e tij, Fahrinë dhe Eminin si dhe miqtë Urim Bytyqi, Afrim Bytyqi dhe Sylejman Begolli. Ndërsa djali tjetër, Nesimi ishte vrarë më 1981.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË