Prokuroria konfirmon hetimin ndaj IPKO’s për evazion fiskal dhe miliona Euro shmangie tatimesh çdo vit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar të martën se janë duke hetuar dyshimet e ngritura ndaj operatorit të telekomunikimeve IPKO për evazion fiskal dhe shmangie tatimore ndaj shtetit.

Gazeta Online Reporteri ka raportuar se një prej aferave më të mëdha në Kosovë të evazionit fiskal dhe shmangies së tatimeve ndaj shtetit është duke shkuar drejt zbardhjes nga Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me ATK’në.

Tek një ditë pas Prokuroria e Shtetit ka folur në lidhje me këtë hetim. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka thënë se kjo prokurori është duke i trajtuar këto dyshime në koordinimin të plotë me institucionet relevante.

“Lidhur me kërkesën e parashtruar nga ana juaj, mund t’iu njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka pranuar këtë rast dhe është duke e trajtuar në koordinim të plotë me institucionet relevante”, ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar përmes burimeve të sigurta se afera në fjalë që po hetohet nga Prokuroria “fund e krye” përfshinë kompaninë e telekomunikimeve IPKO, në pronësi të Telekomit slloven.

IPKO, po dyshet se për vite të tëra i është shmangur obligimeve tatimore ndaj shtetit të Kosovës, në shifra që kalojnë miliona Euro në vit.

Nga kompania nuk janë deklaruar ende në lidhje me hetimin, përderisa kompania amë e IPKO’s, Telekomi slloven kanë thënë të hënën për Gazetën Online Reporteri.net se nuk mund të japin asnjë koment për këtë temë.

“Ju sugjerojmë që lidhur me procedurën të pyesni autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës”, deklaroi Drejtoresha për komunikim e Telekomit slloven, Katarina Prešeren për Gazetën Online Reporteri.

Hetimi për evazion fiskal dhe shmangie tatimesh nga IPKO po kryhet nga Prokurira Themelore e Prishtinës në koordinim me inteligjencën financiare, të cilat siç mëson Gazeta Reporteri kanë vënë në dukje dyshimet.

Të gjeturat, siç ka mësuar Gazeta Online Reporteri.net janë tronditëse dhe përfundimi i hetimit, nëse gjithçka shkon deri në fund siç duhet, pritet të nxjerrë para drejtësisë një nga aferat më të mëdha në vend të evazionit fiskal dhe shmangies së tatimeve.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË