PRITJA E FUNDIT

Nga: Mario Lamo-Jimenez
Përktheu: Bajram Karabolli

Kam shtatëmbëdhjetë orë që kam vdekur dhe ende nuk po më varrosin. Sa e mëzitshme qenka të jesh i vdekur! Të paktën, po të kisha një puro për ta tymosur, nuk do të mërzitesha kaq shumë duke pritur.

Mund të kisha kaluar në krahun tjetër me më shumë kujdes, por edhe vetë vdekja ime qe e dështuar. Duke kaluar rrugën “La Septima”, ia ngul sytë një zeshkaneje që shkon duke u tundur, hutohem dhe më godit me motoçikletë korrieri i barnatores. Përplas kokën te trotuari dhe aty mbetem si një gjel i ngrirë në vitrinën e një frigoriferi, me sytë e qelqtë dhe me gjuhën e përjagur, ndërsa dosjet e gjyqtarit mbeten të shpërhapura nëpër rrugë. Një qen që kaloi aty nisi të më lëpijë plagën, por e trembi sirena e ambulancës që, siç dihet, mbërriti me vonesë. Kur mbërrita në spital, tashmë i vdekur, nuk donin të më pranonin, pasi nuk kisha dokumentin e sigurimeve shoqërore. Dikush, midis kureshtarëve, më kishte vjedhur portofolin dhe orën e dorës. Ora e dorës nuk më interesonte se s’kishte ç’më duhej më, por humbja e portofolit më dhembi, sepse ishte prej lëkure deveje dhe e kisha kujtim nga Elisa. Në agjencinë e varrimit më provuan gjashtë arkëmortë, por asnjëri nuk më bënte. Ishin të vegjël. Më në fund, për të kursyer paratë, ime shoqe vendosi për një që ishte imitim dru mogani, por, meqë as ai nuk më merrte, më hoqën këpucët dhe m’i përthyen këmbët. Tani do të më varrosin me çorape të grisura. Mua që fitoja vetëm nëntëdhjetë mijë peso në muaj! Ime shoqe në fillim zuri të qante, por kur i thanë se sigurimi i jetës paguante nëntë qind mijë peso, e vetmja gjë që tha qe: “Epo mirë, zure se do të vdiste për dhjetë muaj.”

Ja ku jam, në sallonin e shtëpisë sime, duke pritur që të më varrosin. E mbështetur në mur, është kurora me çmim të lirë që më dërguan shokët e zyrës. Vetëm Hili ka ardhur për të më përcjellë. I detyrohem njëzet mijë peso dhe tani po ngushëllon time shoqe.

Nuk më ka pëlqyer kurrë ky sallon. Muret janë të mbuluar me ca kuadro të dalëboje dhe mobiliet të ronitura. Kurrë nuk më kishte shkuar në mendje që pritja ime e fundit do të ndodhte pikërisht këtu. Kur Hili dhe ime shoqe më lanë vetëm, një mi i madh nxori kokën te kapaku i arkëmortit. Gati sa nuk vdiqa nga frika. Sa do ta doja në ato çaste qoftë edhe një kafe pa sheqer, si ajo që më bënte Elisa. Po bën ftohtë. Tani nuk mundem të thërras as Elisën që të më përcjellë. E njoha para tre vjetësh, në gjykatë, kur erdhi për të bërë praktikën. Ajo ishte studente drejtësie. Pikërisht aty u dashuruam. Konsuela nuk e mori vesh kurrë. Nuk ia vlente t’i thosha, ajo ishte shumë xheloze dhe mbretëria e saj ishte kuzhina. Pa shikoje tani! Mizë e ngordhur! Sa e afruar me Hilin dhe nuk qan fare për mua.

Sonte unë do të isha duke pirë birrë dhe duke luajtur domino, si çdo të diel, dhe ja, dreqi ta marrë, më duhet ta kaloj fundin e javës i vdekur, duke pritur varrosjen time. Nëse do të kisha vdekur të hënën apo të martën, të paktën do kisha përfituar duke mos shkuar në punë dhe sot do të isha duke bërë qejf. Siç e shihni, ky është kulmi i fatit të keq: të vdes në një ditë pushimi.

Tani më duhet të pres deri nesër në ora njëmbëdhjetë që të më futin në një “Kadillak” të zi dhe të më kalojnë nëpër gjithë gropat e lagjes. Dhe prifti do të jetë i kënaqur. “Më në fund, iku edhe ky ateisti”, do të thotë, duke taposur hundën nga era e vdekjes, kur do të më futin në kishë. Më llahtaris ideja se do të dëgjoj meshën. Do të jetë ajo ceremoni e përhershme që më ka tmerruar që kur isha fëmijë: prifti duke kënduar me zërin e ngjirur, kisha mbushur me qirinj dhe disa plaka të rrudhosura duke qarë e duke u qurrosur për të vdekurin e radhës. Kurrë nuk e kam duruar dot aromën e qirinjve, e shohë që do t’ia plas me teshtima në mes të meshës. Dhe për këtë ceremoni të marrin dy mijë e pesëqind peso. Unë nuk do të paguaja as edhe një qindarkë për një meshë varrimi. Më pas, kur të mbarojë mesha dhe të dëgjohet zilja e akulloreshitësit te dera e kishës, do të më shpien në gropën time. Kushedi se kë do të kem fqinj në varrezë. Ma merr mendja se nuk mund ta zgjedhësh dot. Larg qoftë, sikur të më qëllojë ndonjë llafazane, do të më duhet të duroj gjatë gjithë përjetësisë ankesat dhe qurravitjet e saj. Ç’do të ndodhë pasi varrmihësit të më mbulojnë me dhe, të më vënë gurin përsipër dhe gjithçka ta mbulojë terri? As që dua ta shkoj nëpër mend. Nuk e di, por në këto çaste do të doja të isha si përditë, thjesht duke sistemuar dokumenta në zyrën e gjykatës, apo duke luajtur bilardo në El Aventino. Sa e pambarimtë është nata kur je i vdekur! Ende duhen edhe shtatëmbëdhjetë orë që të më varrosin.

Shënim: Mario Lamo lindi në Bogotá, më 11 shkurt 1952. Nëna e tij siguron se ai do të kishte lindur më 10, po të mos kishte ndodhur një eklips diellor që ra në lindje pa e ftuar kush. Lindja e tij u prit nga Dr. Ricardo Mejía, dy ëmta të padëshiruara dhe një qen që nuk ndaloi së lehuri doktorit për 8 orë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË