PORTRET I SHKURTËR PËR LUFTËTARIN E MADH

Shkruan: BAJRAM MJEKU

Burri në fotografi është Elez Ramë Gecaj nga Lluka e Ulët e Deçanit. Ishte komandant për moral në Brigadën 131 të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit.

Elezin e kam respektuar pa fund, sepse shquhej për virtyte të veçanta. Ishte i vendosur e fjalëpak dhe dinjitoz e mendjehollë. Shquhej për dashurinë e madhe ndaj Zotit, Familjes e Kombit. Shquhej edhe për qëndrimin e gjatë dhe të sofistikuar në ilegalitet. Elezi i takonte orëve të para të rezistencës së armatosur, ndërsa me bindje politike i përkiste të djathtës. Brezi im dallohej për jetë ilegale, por jetë ilegale, të thellë e të jashtëzakonshme, nuk kam dëgjuar ta ketë bërë dikush si Elez Gecaj.

Në vitet tetëdhjetë kur isha student, e kam vizituar shpesh familjen e tij në Llukë të Ulët. Ndjeja obligim të dyfishtë pse me këtë familje jemi kushërinj nga gjaku në njërën anë dhe vëllau i tij Tahir Gecaj vuante dënimin me burg të rëndë si i burgosur politik në anën tjetër. Herën e fundit me Elezin jemi parë në dhjetor të vitit 1991 në Llukë të Ulët. Mbaj mend kur Elezi më ndali gjithë vikendin, ndërsa bora e madhe që binte ato ditë, ia shtonte hijeshinë epike maleve të Gjeravicës.

Elezi qëndronte në kullë deri rreth orës 22:00, pastaj braktiste kullën dhe vendndodhjen e tij nuk e dinte askush!Nga Elezi gëzoja respekt të dyfishtë edhe falë babës tim. Pesë vjet para se Elezi të largohej nga Kosova, baba im i ndjerë që ishte mjeshtër i hollë i armëve, ia pat ndreçur Elezit një armë të gjatë, e cila siç më kanë thënë miqtë e mi, gjatë luftës në duart e Elezit kishte bërë jehonë të madhe në Dukagjin.

Kur është larguar Elezi nga Kosova në fund të vitit 1991, të gjithë besonin se kishte shkuar në Zvicër, pasi deri në vitin 1982 kishte punuar atje. Në fakt, tek pas rënies së Elezit, kemi kuptuar se ka qëndruar te dajët e tij, më saktë në familjen e fisme Memiaj në Myhejan të Tropojës.

Deri kur ka filluar lufta në Kosovë, gjatë gjithë atyre viteve, Elezi është përkushtuar të sillte armë në Kosovë. E në luftën e fundit, edhe dy dajallarë të Elezit kanë rënë dëshmorë. Ishte Tahir Memiaj, i cili ra në një pritë të organizuar të ushtrisë serbe në qershor të vitit 1998 derisa ishte duke bartur armë për në Kosovë në kufirin mbi Jasiq, ndësa vëllain e tij Ramiz Memiajn e arrestuan. Ramizi është vrarë nga forcat serbe në Burgun e Dubravës gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s.

Elez Gecaj ka rënë heroikisht së bashku me bashkëluftëtarin Maxhun Berisha nga Prapaqani. Sot, pas një distance kohore, bashkëluftëtarët e tyre flasin për një qëndresë prej titanësh të Elezit dhe Maxhunit përballë forcave serbe. Në një luftë të pabarabartë, këta dy luftëtarë ranë më 28 mars të vitit 1999 tek Ura e Pozharit.Varrimi i tyre ka ndodhur nën breshërinë e plumbave të forcave serbe.

Autori i këtyre radhëve, mbas luftës mori pjesë në zhvarrimin e kufomës së Tij, për t’u rivarrosur në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan. Trupi i Elezit ditën kur ishte varrosur, ishte mbështjellë me batanije dhe kur e shpalosëm atë, kufoma nuk ishte prishur fare sa të mbushej mendja se është varrosur vetëm pak orë më parë. Në fakt, kjo ishte pamja e vërtetë e luftëtarit të paepur, fytyra e të cilit të jepte ndjesinë sikur dritësonte diell e rrëzëllente hanë…

Elez Gecaj e Maxhun Berisha më 28 mars të vitit 2010, nga presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u dekoruan me Urdhrin Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari“.Derisa jam duke shkruar këtë copëz kujtimi me rastin e 22 vjetorit të rënies së tyre, përzieshëm jam duke ndjerë dhembje e trishtim.

Në të gjitha luftërat që kanë ndodhur në Kosovë gjatë gjithë shekullit të kaluar, familja Gecaj i ka dhënë djemtë më të mirë për vendin. Mbas luftës së fundit, kjo familje nuk është trajtuar as në mënyrë simbolike për kontributin e dhënë, prandaj ndjej shqetësim nga mallkimi i gjakut të të gjithë atyre që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Elezi ka lënë dy djemë dhe katër vajza. Hasani, djali i madh, është epror në Forcën e Sigurisë së Kosovës.Dritë pastë shpirti i Tij në botën e pasosur.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË