Portieri belg ndërron jetë në fushë pasi mbrojti penalltinë

Një portier belg ka ndërruar jetë duke rënë pa ndjenja në fushë pasi mbrojti penalltinë.

Arne Espeel ishte titullar në ndeshjen e Winkel Sport B kundër Westrozebeke në ndeshjen e tyre vendase në stadiumin “Saint-Eloois Winkel”.

Siç raporton mediumi belg “Het Nieuwsblad“, Espeel ka rënë në tokë sapo arriti të mbrojë gjuajtjen e El Baghadadit. Portieri thuhet se tha “Pooo”, para se të binte në tokë.

Shërbimet mjekësore vrapuan menjëherë që t’i japin ndihmën e parë dhe bënë gjithçka për ta shpëtuar 25-vjecarin, atë duke përdorur edhe elektrik shokun, sidoqoftë Espeel ndërroi jetë pak pasi arriti në spital.

Shkaku i vdekjes së portierit ende zyrtarisht nuk është njoftuar. Në komunikatën e klubit shkruhej: “Winkel Sport është në zi shumë të thellë për vdekjen e papritur të portierit Arne Espeel. I urojmë familjes dhe miqve të Arnes ngushëllimet tona të përzemërta për këtë humbje të rëndë. Futbolli do të ndërprehet për një kohë”.

Ndërkohë, ndihmësi i Winkel Sport B, Stefaan Dewerchin tha: “Topi ishte ende në lojë. Portieri ynë u ngrit sa më shpejt që të ishte e mundur për të marrë topin, por më pas ai ra. Ishte vërtet e tmerrshme për të parë.

“Kur erdhi mesazhi se portieri ynë kishte vdekur, ishte një goditje jashtëzakonisht e rëndë. Mendoj se disa lojtarë ende nuk e kuptojnë saktësisht se çfarë ndodhi.”

Ndërsa drejtori sportiv Patrick Rotsaert tha për “Het Nieuwsblad”: “Është një tragjedi dhe një tronditje për ne. Arne kishte qenë me klubin gjatë gjithë jetës së tij dhe ai ishte shumë i dashuruar. Është një goditje vërtet e rëndë”.

Çfarë ndodh nëse Donald Trump arrestohet vërtet? Ja disa nga skenarët

Donald Trump pretendon se të martën do të arrestohet i akuzuar për pagesën e jashtëligjshme të 130 mijë dollarëve te një aktore e filmave...

“Do arrestohem të martën”/ Gazetarja nga SHBA-ja sqaron deklaratën e Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump pret të arrestohet të martën, bazuar në një rast të trajtuar nga Zyra e Prokurorit në qarkun e Manhatanit. “Bëhet fjalë...

Pas BE dhe SHBA, Britania e Madhe ndalon TikTok-un

Pas Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë edhe Britania e Madhe urdhëron heqjen e aplikacioneve të Tik Tok nga telefonët smart të punonjësve...

Në Kinë bie shi me krimba, në Australi me peshq, shenjë e Apokalipsit apo ngjarje natyrale?

Rrjetet sociale janë aq të përdorura dhe mbajnë një sasi aq të madhe informacioni saqë shpesh herë është e vështirë të kuptosh të vërtetën...

Falimentimi i dy bankave në SHBA, vjen reagimi presidentit Joe Biden dhe bën thirrjen e fortë për qytetarët amerikanë

Presidenti Joe Biden tha të hënën se sistemi financiar amerikan është i sigurt, në një përpjekje për të injektuar besim, pas falimentimit të beftë...

RAJONI

All

Serbët akuzojnë Vuçiçin për tradhti kombëtare

Një grup aktivistësh politikë nga Kosova i kanë kërkuar Aleksandar Vuciçit të jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Serbisë për shkak të sic...

Takimi Kurti-Vuçiç/ Çfarë do të ndodhë sot me marrëveshjen bazë të BE-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen pasditen e së hënës në Bruksel, në kuadër të dialogut...

Vuçiq për Kurtin: Ai në Bruksel do të flasë për Demaçin dhe Millosheviqin, unë për Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për takimin e radhës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në Bruksel, tha sonte se...

SHBA: Nuk ka ndryshuar pozicioni për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ndryshuar pozicionin sa i përket njohjes reciproke mes...

Bieber ‘çmonton’ strategjitë e Vuçiqit: E pranoi propozimin franko-gjerman me shpresën që Kosova e refuzon

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor dhe profesori i Universitetit të Grazit, Florian Bieber ka thënë se ndërkombëtarët ende shohin potencial që presidenti...

Këto janë pagat mesatare në Kosovë, Shqipëri, Bosnje e Mal të Zi

Në tri vitet e fundit, pagat në vendet e rajonit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa në Kosovë e Shqipëri, duke...

Biserko: Vizita e Chollet solli një ofertë në tavolinë për Kosovën dhe Serbinë, ajo duhet pranuar

Presidentja e Komitetit të Helsinikit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka thënë se ka një ofertë në tryezë edhe për Kosovën edhe...

rubrika rozË

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES