Pleqtë nuk na duhen…!, tha Mbreti…

Një mbret i ri mblodhi të gjithë rininë dhe iu tha se të vjetrit (pleqtë) janë të padobishëm dhe janë barrë për vendin. Ata janë të dobët dhe të pafuqishëm për të bërë ndonjë punë produktive. Të gjithë pjesëtarët, dikush nga frika e dikush nga budallallëku ranë dakort me mbretin.

Shumë shpejt, mbreti dha urdhër që tu meret jeta të gjithë njerëzëzve që ishin mbi 60 vjeç pasi ata e kishin bërë jetën e tyre tashmë. Kështu, të gjithë njerëzit e vjetër të atij vendi u vranë. Një djalë i ri, kishte shumë respekt dhe e donte shumë babanë e tij të moshuar, kështu kur erdhën ushtarët e mbretit ai e fshehu të atin në hambar dhe i shpëtoi jetën.

Pas disa vitesh, një thatësirë kaploi vendin. Njerëzit vuanin nga sëmundjet dhe nga mungesa e ushqimit. Uria ishte bërë aq e madhe saqë u përdorën për bukë edhe rezervat e grurit që ishin ruajtur për farë (për të mbjellë vitin tjetër). Thatësira kaloi, sezoni i mbjelljes erdhi, por tashmë nuk kishte mbetur asnjë kokërr gruri për të mbjellë.

Të gjithë ishin të shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodheshin, por askush nuk kishte asnjë ide se si ta përmirësonin këtë situatë. Djaloshi i cili kishte fshehur babain e tij, sa herë që kishte ndonjë shqetësim shkonte dhe merte këshilla nga babai i tij i moshuar. Kështu, edhe këtë herë, ai shkoi tek ai dhe i rrëfeu për situatën e vështirë në të cilën ndodhej vendi i tyre.

Plaku i vjetër u mendua për pak dhe tha, “Mos u shqetëso… E mban mend rrugën e vjetër e cila vinte nga filan fshat dhe kalonte përballë shtëpisë sonë dhe përfundonte në fshatin fistek?” “Po”, ia ktheu djali kureshtar për atë që do ti thoshte babai i tij.

“Merri kijetë, lidhi në plug dhe plugoje të gjithë atë rrugë. Mos plugo arat që janë përdorur gjithmonë për mbielljen e grurit por puno vetëm rrugën e vjetër dhe më pas prashite.” “Vetëm kaq? Po ne nuk kemi farë për të mbjellë, si do të mbijë grurë?”, e pyeti djaloshi përsëri i habitur. “Bëj kështu si të them dhe ki kujdes mos të të shohë dikush kur më viziton mua. Hajde vetëm pasi të ketë mbirë gruri”, ia ktheu plaku.

Dhe djaloshi si gjithmonë, ndoqi këshillën e babait të tij, plugoi rrugën e vjetër dhe e prashiti. Pasi filluan shirat, filiza gruri filluan të mbijnë dhe të dalin në sipërfaqë në të gjithë rrugën e pluguar. Djaloshi u habit shumë kur pa grurin të mbijë pa mjellë asnjë kokërr fare. Të gjithë e vunë re grurin që kishte mbirë dhe fjala u hap në të gjithë vendin. Midis këtyre e mori vesh dhe mbreti. Nga kureshtja, ai thirri djaloshin në pallatin e tij mbretëror dhe e pyeti për sekretin që kishte përdorur.

Në fillim djaloshi hezitoi ti tregojë, por më pas, i ndodhur në situatë shumë të vështirë dhe skishte se çfarë shpjegimi ti jepte mbretit, i tregoi se kjo ishte këshilla që i dha babai i tij që ishte ende gjallë. Mbreti thirri plakun dhe donte të njihej me këtë sekret. Plaku erdhi dhe i tregoi, “Madhëria Juaj, nga eksperienca ime, unë di që para shumë e shumë vitesh, dikur në atë rrugë kalonim të gjithë me të korrat tona dhe sillnim prodhimin nga arat e fshatit filan e dërgonim në depon e emergjencës të fshatit fistek.

Me siguri gjatë rrugës aty kishin rënë kokrra gruri nga karrocat tona. Por duke qenë se toka ishte e fortë dhe përdorej për rrugë, farat ishin ende nën tokë dhe nuk kishin mundësi të mbinin në sipërfaqe. Kështuqë, mjaftonte vetëm ta punonit atë rrugë dhe tu jepej mundësia farave të mbinin.”

Pasi dëgjoi të gjithë këtë, mbreti vuri re gabimin e tij dhe kuptoi se sa rëndësi ka eksperienca e një personi të moshuar dhe që këshillat e tyre do të ndihmojnë të rinjtë për të tejkaluar çdo situatë të vështirë në të cilën ata mund të ndodhen. Pas këtij incidenti, u dha urdhër që të moshuarit e atij vendi të trajtohen me respekt dhe me dashuri. Ata duhe të trajtoheshin si thesar i atij vendi.

POROSIA:

Të vjetrit janë një Magazinë e madhe plot me dije. Zgjuarsia, dija, dhe eksperienca e tyre na ndihmon që të tejkalojmë krizat dhe vështirësitë që përballemi në këtë jetë. Duhet ti respektojmë dhe ti duam ata. Jepu atyre ndjesinë që ne mezi presim për këshillën dhe drejtimin e tyre në jetë. Bëji të ndihen të dëshiruar, të respektuar, të dashur dhe të përkujdesur. Duhet ti mbajmë mirë të moshuarit dhe të fitojmë bekimin e tyre në jetë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË