Plepolli: Në “Fadil Vokrri” do ta kenë vështirë të na mposhtin, ja si mund të ndalet Ibra

Dhjetëditëshi që po vjen është tejet i rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës në futboll. “Dardanët” të drejtuar nga trajneri Bernard Challandes do t’i zhvillojnë tri ndeshje, dy prej të cilave janë të vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”

Lituania vjen në “Fadill Vokrri”, më 24 mars për një ndeshje miqësore e më pas Kosova e pret Suedinë dhe i shkon Spanjës më 28 dhe 31 mars.

Analisti Arsim Plepolli, duke folur për KosovaPress, u shpreh optimist para këtyre sfidave për shkak se Kosovës i janë kthyer emra shumë të rëndësishëm të cilët do t’i japin forcë ekipit tonë.

Plepolli: Kosovës i janë kthyer lojtarët kryesorë para këtyre ndeshjeve shumë të rëndësishme

VIDEO:

“Na gëzon fakti që tash lojtarë që nuk i kemi pasur përpara në dispozicion tani i kemi. Bëhet fjalë për top sulmuesin, Muriqin, edhe pse nuk po aktivizohet përshembull prej minutës së parë, por po ka prapë se prapë minutazh. E kemi rikthimin e Rashicës, na gëzon fakti që është kthyer edhe Rrahmani. E dimë të gjithë që është një grup mjaftë i fortë….do të luajmë me Suedinë. Tani ndoshta edhe them pak fatkeqësisht për ne që po kthehet edhe Zlatan Ibrahimovic, e kemi parë është një top sulmues, por sido që të jetë ne nuk duhet të bazohemi se kush luan prej kundërshtarëve por duhet të bazohemi në kombëtaren tonë dhe lutemi që t’i kemi të gjithë në dispozicion, të gjithë lojtarët…….Ne mendojmë që do t’ia dalim edhe pse do të jetë shumë vështirë sepse Kombëtarja e Kosovës e dimë që është e re, sidomos pa “Dardanët” është pak më e zbehtë.”, tha Plepolli.

Zbarkimi i një sulmuesi si Zlatan Ibrahimovic në stadiumin “Fadil Vokrri” padyshim se do të jetë një kërcënim shtesë për Kosovën, por Plepolli thotë se shtatlarti suedez mund të ndalet nëse e gjejmë një lojtarë korpulent për ta vendosur para tij edhe pse tërheq vëmendjen që fokusi të mos jetë vetëm tek Ibra.

Plepolli: Ibran mund ta ndalim me një lojtar korpulent, por nuk duhet fokusuar vetëm tek ai

VIDEO:

“Po sigurisht e dimë ne që Zlatan Ibrahimovic është një top sulmues që nuk ta fal kur është para golit, është shumë i fuqishëm. Atëherë duhet ta gjejmë një lojtar korpulent por nuk duhet fokusuar vetëm në Zlatan Ibrahimovicin sepse Suedia ka lojtarë cilësorë….ata janë një grup kolektiv. E dimë që suedezët e kanë një mentalitet thuajse alla-gjerman, nuk dorëzohen asnjëherë…. Është një kombëtare shumë serioze për ta respektuar por si do që të jetë ne në stadiumin tonë “Fadil Vokrri” nganjëherë dimë të luajmë edhe lojë shumë të mira.”, tha më tutje Plepolli.

Mosftesa e Mirlind Dakut, sulmuesit në top formë të Ballkanit nga trajneri Bernard Challandez bëri zhurmë të madhe në opinionin futbolldashës në Kosovë, por Plepolli, duke folur për KosovaPress, thotë se nuk duhet të ndërhyjmë në zgjedhjet e trajnerit por se nga ai duhet kërkuar përgjegjësi për vendimet që i merr dhe rezultate të mira.

Plepolli: Nga trajneri duhet të kërkojmë rezultatet të mira dhe përgjegjësi për vendimet që i merr

VIDEO:

“Selektorit duhet t’ia lëmë të gjitha kompetencat dhe nuk duhet t’i përzihemi në përzgjedhje sepse ne atë moment që i përzihesh në përzgjedhje apo dikush anon kë të marr e kë mos e marr atëherë selektori nuk e merr përgjegjësinë…. Por ai duhet ta di një gjë, në qoftë se nuk ka rezultate, ai duhet të shkojë prej aty. E pse nuk e ka marrë Dakun, pse nuk e ka marrë atë tjetrin, atëherë ai le të mendojë si selektor. …..Unë mendoj që ka pasur hapësirë të ftohet së paku në grumbullim, por prapë, thash përgjegjësia mbetet mbi selektorin…..Ai le të merret më të punë, ai le ta përzgjedh kë të dojë, por ne duam rezultate. Prandaj le të mendoj mirë që ne i duam rezultatet, ne nuk na intereson kush është i ftuar apo kush nuk është.”, theksoi Plepolli.

Sa i përket pritjeve që Kosova duhet t’i ketë nga këto dy ndeshje me Suedinë dhe me Spanjën, Plepolli deklaroi se përkundër se këto dy kombëtare janë favorite, ato nuk do ta kenë fare të lehtë të triumfojnë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Plepolli: Rivalët do ta kenë shumë të vështirë ta mposhtin Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”

VIDEO

“Tani të jemi real, të dy ekipet me ne janë favorite, si Suedia, si Spanja…..Futbollit asnjëherë nuk i dihet, ti mundesh me gjet përshembull mos me e gjet ditën e suedezëve apo ditën e spanjollëve por ne të jemi në top formë edhe atëherë mundemi t’i dënojmë. Unë mendoj që në “Fadil Vokrri” shumë vështirë do të na mposhtin disa ekipe.”, tha në fund Plepolli.

Përveç Spanjës dhe Suedisë, Kosova është në grup edhe me Gjeorgjinë dhe Greqinë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË