Përplasja e Kosovës dhe Serbisë në OKB

Kosova dhe Serbia janë përplasur mbrëmë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u diskutua për Kosovën.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se shteti i Kosovës nuk ka dalë nga “lëvizjes separatiste, por nga gjenocidi”, duke përmendur këtu edhe rezistencën e popullatës ndaj okupatorit serb, ndërsa homologu i saj serb, Nikolla Selakoviq, ka akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime kundër serbëve, duke përmendur edhe akuzat e Dick Martyt për trafikim organesh.

Gërvalla në fjalën e saj është shprehur krenare me UÇK-në, duke thënë se “burrat dhe gratë kanë mbrojtur njerëzit dhe shtëpitë e tyre”, ndërsa ka theksuar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka qenë ministër i “Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq”.

Selakoviq në anën tjetër ka deklaruar se “kasapët e vërtet të Ballkanit” gjenden në Hagë të dyshuar për krime lufte, duke përmendur ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli, të cilët gjenden në paraburgim pranë Dhomave të Specializuara nën dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ministrja Gërvalla ka deklaruar se së fundmi vetë ish-senatori zviceran Dick Marty, i cili kishte hartuar raportin që akuzonte UÇK-në për krime lufte, ka deklaruar se është në mbrojtje të lartë nga autoritetet zvicerane pasi që ka qenë cak i një atentati të planifikuar nga shërbimet e inteligjencës serbe, në mënyrë që faji t’i hidhej Kosovës.

Selakoviq i ka quajtur këto raportime të pavërteta, duke thënë se abuzimi me to mund të bëj presion plotësues tek “dëshmitarët kyç që do të dëshmojnë në Hagë për krimet e kryera nga UÇK-ja”.

Deri sa Selakoviq ka akuzuar institucionet e Kosovës për qasje diskriminuese ndaj serbëve të Kosovës, duke përmendur këtu edhe aksionet e shpeshta të Policisë së Kosovës në komunat e banuara me shumicë serbe, Gërvalla ka thënë se aksionet nuk janë kryer për të trembur qytetarët, por kundër krimit.

Tutje, Gërvalla ka thënë se serbët nuk mund të ankohen për padrejtësi apo diskriminim në Kosovë, pasi që Kosova ka një Kushtetutë moderne e cila respekton të drejtat e minoriteteve, duke i përmendur këtu Selakoviqit se çdo Qeveri e Kosovës përfshinë në përbërje ministra nga pakicat dhe gjithashtu ata kanë 10 vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Duke i përmendur Selakoviqit raportimet për planet e shërbimeve sekrete serbe për të vrarë Dick Martyn, Gërvalla ka thënë se ai në të vërtetë është mik i serbëve dhe jo i Kosovës, duke shtuar këtu se akuzat e tij ndaj UÇK-së do të rrëzohen në Gjykatë pasi që nuk janë të vërteta.

Ministrja Gërvalla ka deklaruar se Serbia i ka traditë vrasjet, duke përmendur këtu vrasjen e babait të saj, Jusuf Gërvallës në Gjermani.

“Babai im ishte një gazetar dhe muzikant në Kosovë. Ai u largua nga Jugosllavia që të shkonte në Gjermani dhe nga kjo tani ajo që quhej UDB, e tani BIA, që vranë në Gjermani në moshën 36 vjecare për qëndrimet e tij për lirinë e Kosovës dhe janë të njëjtët serbë që kanë vrarë mbi 39 disidentë kroatë në Gjermani. Është një traditë e gjatë e vrasjes së personave në Europë. Edhe kjo që Dick Marty tha, pasi ai nuk është mik i Kosovës dhe nuk do të jetë kurrë pasi akuzat që bëri ai do të bijnë në Gjykatë, por është mik i Serbisë dhe tregoi të vërtetën se deshët ju ta vrisni, është përvojë e gjatë e juaja. Të gjitha të nderuarit këtu e dinë”, tha ajo.

Kujtojmë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u diskutua edhe për rolin e UNMIK-ut në Kosovë, ku Kosova, SHBA-të dhe Shqipëria kërkuan nga OKB-ja përfundimin e këtij misioni dhe tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova. /Lajmi.net

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË