Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me rastin tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën dhjetëra persona dhe disa të tjerë u lënduan.
Rama ju ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, duke ju uruar ditë sa ma të qetë të gjithë familjarëve.
“MIRËMËNGJES dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja”, ka shkruar Rama, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se deri më tani ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit që ndodhi në spitalin modular në Tetovë, ku ishin duke u trajtuar dhjetëra pacientë të infektuar me COVID-19.