Bill dhe Melinda Gates bën njoftimin për ndarjen e tyre dy ditë më parë.
Duket se zhurma e mediave e pengonte Melinden e cila ka marrë me qira një ishull privat.
Disa burime i thanë TMZ-së se Melinda ka marr me qira ishullin i cili kushton 132,000 dollarë për një natë.
Ditën kur njoftuan për ndarjen e tyre firma e Bill-it transferoi 1.8 miliardë dollarë te Melinda, duke qenë ndër çiftet më të pasura në botë që ndajnë pasurinë e tyre.
“U menduam dhe patëm shumë punë në marrëdhënien tonë, ne kemi marrë vendim t’i japim fund martesës” shkroi çifti në Twitter.
“Gjatë 27 viteve të fundit ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve që të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive”, shtuan ata.
Kujtojmë, çifti ka tre fëmijë- Jennifer 25, Rory 21 dhe Phoebe 18.