Parashikimi/ Zelensky: Vladimir Putin do të vritet nga një anëtar i rrethit të tij të ngushtë

Që kur nisi lufta në Ukrainë asnjë nuk e mendonte që lideri i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mund t’i shpëtonte atentateve apo të ishte gjallë pas një viti pushtim të vendit të tij nga forcat ruse. Por Zelensky jo vetëm që është gjallë dhe shëndosh e mirë por ai tashmë ndan dhe sekretet dhe pjesëza nga jeta e tij gjatë këtij viti lufte. Në një intervistë me gazetarin Dmytro Komarov ai ka ndarë ndjenjat e tij gjatë këtij viti lufte  si dhe ka treguar dhomën ku ky i fundit ka qëndruar për t’u mbrojtur nga atentatet dhe nga lufta. Ndërsa në lidhje me rivalin e tij Vladimir Putin, ai parashikoj një skenar mjaft tragjik për të duke theksuar se rivali i tij më shumë gjasa do të vritet nga të vetët. ‘Do të vij me siguri një moment ku brishtësia e regjimit të Putin do të ndihet në Rusi. Grabitqarët do ta hanë grabitqarin. Do ta gjejnë mënyrën për ta vrarë, por më parë i duhet një motiv’, ka deklaruar kreu i Kievit. Ai mendon se duke qënë se Rusia është goditur nga sanksione gjithnjë e më të ashpra për pushtimin e saj në Ukrainë që nga shkurti i kaluar, kundërshtarët politikë të Putinit do të kërkojnë ta rrëzojnë atë dhe e vetmja mënyrë është kjo pasi ky i fundit sipas Zelenskyt nuk ka ndër mend që të largohet nga pushteti. Më herët në një intervistë për gazetën gjermane Der Spiegel, Zelensky u shpreh se beson se Putini sillet si Hitleri dhe se Ukraina dhe vendet e tjera nuk do ta falin atë për krimet që ka kryer. Edhe pse Putin ka një rreth të ngushtë bashkëpunëtorësh, ka pasur një ndarje mes mercenarëve të Wagner-it dhe ushtrisë ruse, ku të dyja palët fajësojnë njëri- tjetrin për dështimet ushtarake.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË