Pamje të rralla / Si u vra Enver Haradinaj kur Ramushi e Dauti ishin në burg..?

Në moshën 24 vjeçare, në një pritë të organizuar në 2005’ën, u vra Enver Haradinaj, djali i pestë i Hilmi Haradinajt dhe vëllai i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Ky ishte i treti që ishte vrarë në këtë familje. Por, si u vra Enveri? Si e fali Ramush Haradinaj gjakun e vëllait në ditën e varrimit? Ku ishin Ramushi e Dauti në kohën kur iu vra vëllai?

Në prill të vitit 2005, kishte ndodhur një nga ngjarjet më tragjike në Dukagjin. Ishte vrarë ish-luftëtari Enver Haradinaj, vëllai i ish-kryemininistrit e komandatit të UÇK’së, Ramush Haradinaj.

Ai ishte vrarë në pritë, derisa po kthehej nga Peja në Deçan. Mbi të ishte hedhur breshëri plumbash mes fshatit Lubeniq dhe Raushiq, në magjistralen Pejë-Gjakovë.

Enveri ndodhej në xhipin e tipit “Opel Montero”, ngjyrë vishnje.

Nga vetura që kishte parakaluar xhipin ishte shtënë gjatë disa dhjetëra metrave. Burime nga vendi ngjarjes tregonin se vetura kishte qenë e tipit “Audi 80”, ngjyrë e kuqe. Por, policia nuk kishte dhënë ndonjë hollësi, duke mohuar të kenë ndonjë të dhënë.

Policia kishte dalë në vend të ngjarjes dhjetë minuta më vonë, kur i plagosuri ishte dërguar për në Spital të Pejës.

Plagëve të rënda që kishte marrë, s’kishte mundur t’iu rezistojë as deri në hyrje të qytetit. Kishte vdekur rrugës.

“Krimi ka ndodhur rreth orës 15:00, në momentin kur viktima shkonte në drejtim të Deçanit”, kishte shpjeguar Zeqir Kelmendi, në atë kohë zëdhënës i Shërbimit Policor të Kosovës për Rajonin e Pejës.

Në deklaratën e lëshuar nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës thuhej se Enveri kishte vdekur shumë para se të arrinte në Qendrën Spitalore.

Kufoma e Enverit më vonë ishte transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Rahovec, ku ishte bërë obduksioni.

Enveri ishte i treti djalë që ishte vrarë nga familja Haradinaj. Dy djemë të tjerë të kësaj familje, Luani dhe Shkëlzeni, ishin vrarë gjatë luftës.

Ramushi dhe Dauti u liruan për të marrë pjesë në varrim

Dy vëllezërit e tjerë, Ramushi dhe Dauti, ndodheshin në burg në kohën kur kishte ndodhur ngjarja tragjike.

Ramushi ishte i arrestuar me akuzë të Tribunalit të Hagës për krime lufte, derisa Dauti ishte i dënuar me 5 vjet e gjysmë burgim për këtë vepër.

Në varrimin e Enverit kishin marrë pjesë dhjetëra mijëra veta. Për ceremoninë e varrimit kishte ardhur nga Haga Ramush Haradinaj, i cili ishte liruar me kusht, si dhe Daut Haradinaj, i cili ishte liruar për disa orë nga burgu i Dubravës.

Duke e nxjerrur trupin e pajetë të Enver Haradinajt. / FOTO: ALSAT

Në Gllogjan kishin shkuar edhe personalitete të larta të jetës politike e publike në Kosovë, derisa ceremonia e varrimit ishte zhvilluar nga Trupat e Mbrojtjes së Kosovës.

Derisa ceremonia e varrimit po zhvillohej, policia kishte njoftuar se kishte gjetur fakte të reja për mënyrën e vrasjes së Enver Haradinajt, por se nuk kishte arritur ende që të kapë askënd si të dyshuar për këtë vepër penale.

Zëdhënësi i atëhershëm i policisë së Kosovës, Refki Morina, kishte thënë se organet e hetuesisë dhe kriminalistikës kanë gjetur prova të reja në vendin e ngjarjes:

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të kalibrit 7- 62 milimetra dhe në vazhdimësi do të thoja proçedura është në vazhdim duke u bërë ekzamini i veturës dhe dëshmitari i rastit dhe dëshmive të reja të rëndësishme për këtë rast. Kërkohet dhe një bashkëpunim më i madh i banorëve të kësaj zone me policinë”, kishte thënë Morina.

Në ditën e varrimit të Enver Haradinajt, në Kosovë ishte shpallur ditë zie dhe të gjitha aktivitetet publike ishin pezulluar.

Kulla e Haradinajve, 15 prill, ora 18:00. / FOTO: ERMAL META

Si e fali Ramushi gjakun e vëllait ditën e varrimit?

Ramush Haradinaj ishte deklaruar për vrasjen e vëllait, për herë të parë në Pressing të T7.

Kishte thënë se atë ditë e kanë falur vrasësin, për të mos vazhduar vëllavrasjen.

“Me rastin e Enverit, m’kujtohet na atë ditë e kemi falë. Për shqiptarë e kemi falë se e kemi ditë që edhe qëllimi është me të shti në ndonjë zingjir, me e bind dikënd që ti ia ke vra dikënd. Kemi folë, por na s’kemi deshtë me nxjerr veç familjarin tonë n’dritë ose me na bind ne kush na ka vra, që me vazhdu një vëllavrasje. Unë mendoj që kjo agjendë, burimin s’mundet me pas te shqiptarët, agjenda e vëllavrasjes. Në fakt, shqiptarët kanë dhanë shembuj që dinë me ndalë këta, si rasti i Anton Çetës, Lëvizja e Pajtimit etj. Unë mendoj që pjesa e kësaj mundet me kanë diku tjetër. Nuk mundet me kanë në Kosovë, një proces që i dëmton njerztë. S’ka logjikë me kanë e Kosovës”, kishte deklaruar Haradinaj.

Ramush Haradinaj gjatë varrimit të Enverit

Këtë veprim të vëllait, Daut Haradinaj e kishte cilësuar triumf, në një intervistë në Pressing.

Sipas Haradinajt, fjalimi i Ramushit në ceremoninë e varrimit ndikoi që Dukagjini të qetësohej.

Ai tregon fjalët që kishte thënë Ramushi, atë ditë. E për vrasjen e Enverit, ai kishte drejtuar gishtin ka shërbimet e jashtme.

“Unë hala vazhdoj me besu që i njëjti personalitet rus ka pas dorë në gjitha ato fatkeqësi që kanë ndodhë në Dukagjin, por mendoj që poashtu triumfi i Ramushit i madh, përpos marrëveshjes me Rugovën për bashkëqeverisje, është edhe fjalimi i tij në ceremoninë e varrimit. Ka qenë mllef i madh. Unë kom mbërri dy orë ma herët se Ramushi në familje, pastaj ka ardh Ramushi, por ka qenë një tension, kur e ki gjithë atë masë, padyshim një burrë i ligë e orienton keq atë masë. Por, Ramushi bani burrni e tha le të jetë kjo dhimbja e fundit në familjet e shqiptarëve dhe shpresoj që s’o dorë shqiptare, por kushdo që t’është, me këtë rast po e mbylli”, kishte deklaruar Dauti.

17 vjet nga vrasja, ende s’është kapur vrasësi/vrasësit

Sot, janë bërë 17 vjet nga dita kur është vrarë Enver Haradinaj. Rasti i vrasjes së Enverit, ishte mbyllur, vetëm pak muaj pasi kishte ndodhur vrasja.

Fillimisht për vrasjen e Enver Haradinajt, në polici ishte vetëdorëzuar Tasim Osaj, si i dyshuar ta ketë kryer këtë akt. Osaj ishte dorëzuar vullnetarisht në korrik të 2005. Por një vit më vonë, për shkak të mungesës së dëshmive, një gjykatë pezulloi rastin kundër Osajt.

Këtë rast tash po e heton Prokuroria e Pejës. Para tri vjetësh, për rastin ishte intervistuar edhe Ramush Haradinaj, në cilësinë e dëshmitarit.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË