OPINION/ Fenomeni partiak i shqiptarëve, unikal në botë..!

SHKRUAR NGA: FLORIM ZEQA

Historikisht shqiptarët nuk i kanë tejkaluarar dy gjëra, me i shajtë n’babë e n’nanë dhe me i prekë n’moral! Mirëpo në kohën e pakohë që po e jetojmë kanë ndryshuar gjërat, shqiptari ti bën hallall të gjitha veç mos ja shajë liderin dhe partinë!

Gjurmët e pushtimeve të gjata

Shqiptarët aq shumë janë të dhënë pas partive politike dhe liderëve partiakë, saqë nuk ta merr mendja. Përpos shqiptarëve, nuk ka popull tjetër në botën e civilizuar që është i mishëruar aq shumë me bindjet politike dhe fetare.

Janë disa faktor që kanë ndikuar në mentalitetin partiak dhe ideologjik të shqiptarëve, siç janë pushtimet e gjata, filluar nga ai romak, bizantin, turk dhe sllav, të cilat kanë lënë vragë të pashlyera në trashëgimin kulturore dhe gjenetike.

Kur jemi në këtë segment, pushtimi i gjatë komunist e ka tjetërsuar në masë të madhe qenien kombëtare, duke i dhënë përparësi internacionalizmit proletar në vend të integrimeve kombëtare.

Për të mos thënë fare, të rralla janë rastet kur shqiptarët betohen në komb dhe atdhe, por gjithmonë në fe e parti, në profet dhe lider partiak. Mjafton që shqiptarin te mos e prekësh në dy gjëra; fe dhe parti, për të tjerat thuhej e gënjeje për gjithçka, nuk i mbetet hatri. Madje, nëse je mjeshtër i gënjeshtrës dhe mashtrimit të besojnë edhe nëse ua shanë dhe fyen figurat më eminente kombëtare, siç është rasti i disa pseudo-historianëve të shitur tek Serbia, të cilët i kthyen Ismajl Qemajlin dhe Isa Boletinin nga heronj në “tradhtarë”!

Vetëdija shoqërore e ndikuar nga shkalla e zhvillimit ekonomik

Prapambeturia apo mungesa e zhvillimit ekonomik ka ndikuar në vetëdijen shoqërore, përkatësisht në mentalitetin e njerëzve, të cilët janë kënaqur me sigurimin e kafshatës së gojës, pa ju shkuar mendja të kërkojnë diçka tjetër nga pushtetarët.

Varësia dhe nënshtrimi i plotë ndaj pushtetarëve, shqiptarët i ka bërë të dëgjueshëm ndaj pushtimeve të gjata qindra vjeçare!

Në disa raste ende po reflektohen pushtimet e gjata dhe pushtimi sllavokomunist në trojet shqiptare, ku këta të fundit me devotshmëri i shërbyen komunizmit për më tepër se gjysëm shekulli dhe po vazhdojnë ende t’iu thurin hymne mbeturinave komuniste në rrethanat e pluralizmit politik në stilin e vjetër; “Jemi të gatshëm të hamë edhe barë për hatër të partisë”!

Fenomeni partiak i shqiptarëve në ditët e sotme

Për fatin e keq, fenomeni partiak dhe ideologjik po vazhdon edhe në ditët e sotme para interesit kombëtar dhe shtetërorë. Shqiptarët janë të ndarë dhe përçarë si asnjëherë më pas pas partive politike. Partitë e bastarduara politike e kanë shkatërruar në embrion (familje) të ardhmen e shqiptarëve. Nuk ka si të jetë ndryshe, kur, “në një familje 4 anëtarëshe janë futur 5 parti politike”. E përdora këtë shprehje në mënyrë figurative për të dëshmuar katandisjen e familjes shqiptare në përgjithësi, ku nuk çmohet dhe as respektohet kryefamiljari (i zoti shpisë), por secili bëhet mbret nën të njëjtën çati!

Edhe në të kaluarën kemi pasur lider dhe parti politike, por asnjëherë në historinë e re të pluralizmit politik nuk ka ekzistuar gjuhë më e ulët dhe denigruese mes shqiptarëve. Parti të caktuara politike e kanë instaluar gjuhën fyese të urrejtjes, kërcënimit dhe linçimit ndaj atyre që mendojnë ndryshe apo që e marrin guximin të kritikojnë lider të caktuar partiak dhe shtetërorë. Këtë punë të pistë e bëjnë injorantët dhe lakmitarët që vrapojnë pas ndonjë “ashti të fëlliqur” të pushtetarëve apo të paguarit enkas për këtë punë, duke u vërsulur si bishat e ç’mendura ndaj atij që e merr guximin të kritikojë veprimet e shëmtuara të liderëve shtetërorë dhe partiak.

Gazetaria nuk guxon të jetë partiake dhe as në shërbim të grupeve të interesit

Gazetaria është sfidë në vete, nuk është në krizë vetëm në Kosovë, por në mbarë botën, madje edhe në shtetet me traditë të gjatë demokratike dhe civilizuese. Pothuajse në të gjitha ndryshimet politike të vendeve evroperëndimore, gazetarët janë edhe protagonistët të ngjarjeve. Gazetaria nuk e nënkupton vetëm kërkimin e lajmit, përkundrazi nënkupton kërkimin e së vërtetës mbi të gjitha ato ngjarje që janë me interes për shoqërinë, për qytetarët, për njerëzit e thjeshtë. Rrethanat politike shpeshherë prodhojnë presione, shantazhe, madje edhe kërcënime ndaj gazetarëve, gjëra të cilat për fat të keq kohëve të fundit janë në rritje e sipër në Kosovë! Pavarësisht kërcënimeve, shantazheve dhe sulmeve virtuale pas publikimit të shkrimit, nuk guxon të ndodhë tërheqja e shkrimit nga gazetari, përkundrazi duhet mbrojtur me fakte dhe argumente të fuqishme interpretimin (prezantimin) e së vërtetës, sado sfiduese të jetë ajo. Komunikimi me opinionin publik për gjëra të tilla përveçse reflekton mbështetje, krijon besueshmëri dhe ndershmëri reciproke, gjë e cila ndikon drejtpërdrejt edhe në parandalimin e së keqes!

Prandaj, të gjithë gazetarët, pa dallime pikëpamjesh ideologjike, duhet të kërkojnë krijimin e një imazhi më pozitiv të gazetarisë. Mbi të gjitha duhet të bëhen forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm i ndryshimeve të përgjithshme shoqërore, e jo të mbetem zë i pakicës, por të shndërrohen në zë plural, i respektuar nga opinioni i gjerë. Gazetaria është kontinuitet i shoqërisë civile, besnike ndaj së vërtetës, për të zbuluar lajmin, edhe atëherë kur nuk shihet apo tentohet të fshihet nga të tjerët, për t’i bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im!

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË