OPEC dhe Rusia ulin prodhimin e naftës për të rritur çmimet. SHBA përplaset me Arabinë Saudite

Organizata e vendeve eksportuese të naftës, OPEC+ vendosi të mërkurën që të ulë ndjeshëm prodhimin si reagim ndaj uljes së çmimit të karburanteve. Kjo masë mund të shkaktojë pasoja të ndjeshme tek ekonomia globale e cila po përjeton vështirësi, dhe të rrisë çmimet për konsumatorët amerikanë, çka mund të ndikojë politikisht në zgjedhjet për Kongresin amerikan në nëntor.

Gjatë takimit në Vjenë, Ministrat e Energjisë të vendeve të OPEC-ut vendosën të ulin prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë, duke filluar në muajin nëntor. Ky është takimi i parë ku ministrat marrin pjesë personalisht që nga fillimi i pandemisë.

Ulja e prodhimit në nëntor mund të sjellë përfitime për Rusinë, anëtare e OPEC-ut, ndërsa vendet evropiane janë angazhuar për t’i dhënë fund importit të naftës ruse sa më shpejt të jetë e mundur.

Përveç një uljeje simbolike të prodhimit të naftës muajin e shkuar, shkurtimi drastik është një kthesë e papritur, ndërsa OPEC-u kishte vazhduar të shtonte prodhimin pas shkurtimeve të thella të bëra gjatë pandemisë.

OPEC+ tha përmes një deklarate se vendimi bazohej në “pasigurinë për perspektivat e ekonomisë globale dhe tregun e naftës”.

Presidenti Joe Biden shprehu zhgënjimin me vendimin që Shtëpia e Bardhë e konsideroi “dritëshkurtër”.

Biden i bëri thirrje administratës së tij dhe Kongresit që të eksplorojnë mënyra për të rritur prodhimin e energjisë në SHBA dhe për të reduktuar kontrollin e OPEC-ut mbi çmimet e energjisë pas njoftimit të OPEC-ut, tha Shtëpia e Bardhë.

Lëvizja e organizatës nënvizon hendekun në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite në politikën e energjisë.

“Presidenti është i zhgënjyer nga vendimi dritëshkurtër i OPEC+ për të ulur kuotat e prodhimit, ndërkohë që ekonomia globale po përballet me ndikimin e vazhdueshëm negativ të agresionit ndaj Ukrainës nga (presidenti rus Vladimir) Putin,” thanë në një deklaratë këshilltari për sigurinë kombëtare Jake Sullivan dhe drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar, Brian Deese.

Vendimi i OPEC-ut vjen ndërsa nafta e papërpunuar tregtohet me një çmim shumë më të ulët se kufiri i vendosur gjatë verës për shkak të frikës se ekonomitë e mëdha botërore si SHBA apo Evropa do të zhyten në recesion për shkak të inflacionit të lartë, rritjes së normave të interesit që synojnë të frenojnë rritjen e çmimeve të konsumit dhe pasigurisë rreth agresionit rus në Ukrainë.

Rënia e çmimit të karburantit ishte e mirëpritur nga amerikanët, që tani po përjetojnë përsëri rritje çmimesh, si edhe për Presidentin Joe Biden ndërsa partia e tij demokrate, përgatitet për zgjedhjet në Kongresin amerikan muajin që vjen.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, u tha gazetarëve të martën se SHBA nuk do të zgjasë shfrytëzimin e karburanteve nga rezerva e saj strategjike.

Në qershor çmimi mesatar i karburantit ishte rreth 1.3 dollarë për litër. Presidenti Biden është përpjekur të fitojë pikë me uljen e çmimit, ndërsa zyrtarët e administratës thanë në fund të marsit se do të viheshin në dispozicion një milion fuçi në ditë nga rezerva strategjike për gjashtë muaj rresht.

Pas vendimit të së mërkurës, Biden paralajmëroi se do të vazhdojë të udhëzojë vënien në dispozicion të naftës nga Rezerva Strategjike e Naftës së vendit “sipas nevojave”.

Inflacioni i lartë është faktori kryesor që ka ndikuar tek rënia e mbështetjes për Presidentin Biden dhe ka pakësuar shanset e demokratëve për zgjedhjet e nëntorit.

Ndikimi i uljes së prodhimit në çmimet e karburanteve do të jetë disi i kufizuar sepse vendet anëtare në OPEC+ tashmë nuk janë në gjendje të përmbushin kuotat e vendosura nga grupi.

Aleanca tha gjithashtu se po përtërinte bashkëpunimin mes anëtarëve të OPEC-ut dhe vendeve jo-anëtare, më e rëndësishmja prej të cilave është Rusia. Marrëveshja do të skadonte në fund të vitit.

Furnizimi me naftë mund të përballet me shkurtime të mëtejshme në muajt e ardhshëm, pasi në dhjetor Evropa ndalon shumicën e importeve ruse. Ndërkohë SHBA dhe vende të tjera anëtare të G-7 kanë plane për vendosjen e një çmimi tavan për naftën ruse, çfarë mund të pakësojë furnizimet nëse Rusia hakmerret duke refuzuar t’u shesë naftë vendeve dhe kompanive që respektojnë kufirin e çmimit.

BE-ja ra dakord të mërkurën për sanksione të reja që pritet të përfshijnë një kufi çmimi për naftën ruse.

Rusia “do të duhet të gjejë blerës të rinj për naftën e saj kur embargoja e BE-së të hyjë në fuqi në fillim të dhjetorit dhe me sa duket do të duhet të bëjë lëshime të mëtejshme çmimi për ta bërë këtë”, thonë analistët e bankës gjermane Commerzbank.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË