Prodhuesit kryesorë të naftës në botë ranë dakord mbi politikën e shumëpritur të prodhimit duke miratuar një rritje të tij në maj-qershor dhe në korrik.
Njëzetetre nëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj, OPEC +, e morën vendimin gjatë takimit të 15-të Ministror përmes videokonferencës.
Grupi kishte vendosur uljen e prodhimin të tij me 7,9 miliardë fuçi në ditë, përfshirë një shtesë prej 1 milion fuçish në ditë nga Arabia Saudite.
Sipas marrëveshjes së re, grupi do të rrisë prodhimin e tij me 350 000 fuçi/ditë në maj-qershor dhe 400 000 fuçi/ditë në korrik.
Ulja shtesë e prodhimit të Arabisë Saudite do të hiqet, gjithashtu, gradualisht me një rritje të prodhimit prej 250 000 fuçi/ditë në maj, 350 000 fuçi/ditë në qershor dhe 400 000 fuçi/ditë në korrik./atsh