OBSH del me paralajmërimin e ‘frikshëm’: ‘Omicron’ dhe ‘Delta’ mund të shkaktojnë…

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha sot se është i shqetësuar se variantet Omicron dhe Delta të koronavirusit, së bashku mund të prodhojë “cunami” infektimesh, por ai shtoi se ka ende shpresë që pandemia do të përfundojë më 2022.

Dy vjet pas shfaqjes së koronavirusit, zyrtarët kryesorë të OBSH-së kanë thënë se ende është herët të merren si të mirëqena studimet e para që sugjerojnë se varianti Omicron shkakton sëmundje më të lehtë.

Varianti Omicron u identifikua në nëntor në Afrikën e Jugut dhe që atëherë është shndërruar në variant dominues në Shtetet e Bashkuara dhe në disa shtete të Evropës.

Pasi 92 nga 194 shtetet anëtare të OBSH-së nuk arritën që të vaksinonin deri në fund të këtij viti 40 për qind të popullatës së tyre, kreu i OBSH-së u bëri thirrje të gjithëve që si synim të kenë vaksinimin e 70 për qind të popullatës deri në fillim të korrikut të vitit 2022.

Sipas të dhënave të OBSH-së, numri i rasteve të reja me COVID-19 në botë u rrit për 11 për qind javën e kaluar, me pothuajse 4.99 milionë infektime të reja të raportuara në periudhën 20-26 dhjetor. Rastet e reja në Evropë u rritën për 3 për qind, ndërkaq në Amerikë për 39 për qind. Po ashtu, në Afrikë kishte një rritje të rasteve të reja prej 7 për qind.

Franca, ndërkaq, më 29 dhjetor shënoi rekord rastesh prej 208 mijë infektimesh. Kjo është shifra më e lartë që ndonjë shtet evropian ka regjistruar.

“Jam shumë i shqetësuar pasi Omicroni është më i transmetueshëm dhe po qarkullon në të njëjtën kohë me variantin Delta dhe po çon drejt cunamit të rasteve”, tha Tedros gjatë një konference online për media. Ai tha se rritja e rasteve po krijon “presion të madh ndaj punëtorëve shëndetësorë dhe sistemeve shëndetësore që janë buzë kolapsit”.
Tedros ripërsëriti qëndrimin e tij se “dhënia fund e pabarazisë në shëndetësi” është kyçe në përfundimin e pandemisë. Ai tha se mosarritja e vaksinimit të 40 për qind të popullsisë nga shtetet anëtare të OBSH-së “është jo vetëm turp, por kushton me jetë dhe i ofron mundësi virusit që të qarkullojë i lirë dhe të pësojë mutacione”.

Shumë shtete nuk kanë arritur që të vaksinojnë numër të madh të qytetarëve për shkak të mungesës së vaksinave, tha Tedros. Megjithatë, ai tha se “unë vazhdoj të jem optimist se ky do të jetë viti (2022) që jo vetëm mund t’i japim fund pandemisë, por edhe të krijojmë rrugë për një sistem më të fortë shëndetësor”./ REL

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË