“O ka me të myt oj lopë”, detaje nga aktakuza ndaj 5 policëve që dyshohet se rrahën qytetarët në Prizren për maska

Sami Hoti, Valon Krasniqi, Frashër Kroni, Albert Perzhaku dhe Ardian Krasniqi, që të gjithë zyrtarë policorë do të përballen me drejtësinë, pasi që ndaj tyre rëndon aktakuza për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Ata, sipas aktakuzës që ka arritur ta sigurojë “Front Online” dyshohet se 16 korrik të vitit 2020, në Prizren, me automjetin e tyre zyrtar, në cilësi të personave zyrtarë, keqpërdoren detyrën zyrtare dhe autorizimet e tyre, i keqtrajtuan, frikësuan dhe fyen rëndë dinjitetin e 4 personave, të cilët nuk kishin vendosur maskat si masë mbrojtës ndaj Covid-19.

Të gjitha këto akuza lidhen me keqtrajtimin që zyrtarët në fjalë dyshohet se ua bënë të dëmtuarve: I.K,L.K,E.K dhe N.D.

Në aktakuzë thuhet se derisa të dëmtuarit u futen në veturën e policisë dhe po transportoheshin për në stacionin policor “Alfa” në Prizren, të dëmtuarit ishin me pranga në duar, zyrtarët policorë i fyen dhe shanë me fjalë shumë të rënda.

Fyerje, sharje, rrahje/ Ja çfarë përmendet në aktakuzën ndaj 5 policëve që keqtrajtuan qytetarët“Vec mshele gojën, kujna i sjellshe pare robt në p.. ti q..”, “o ka me të myt krejt qetash”, “oj lopë, oj lopë e gjallë”, kanë qenë disa prej fjalëve fyese të zyrtarëve policorë derisa kanë vazhduar me goditje e maltretime.

Në aktakuzë poashtu thuhet se janë dëgjuar edhe rënkimet e të dëmtuarve, të provuara si në audio incizime të publikuara në portale me datë 25.06.2021, raporton Front Online.

Viktima I.K (emër i njohur për redaksinë), sipas aktakuzës nga lëndimet që ka marrë gjatë rrahjes nga zyrtarët policorë ka pësuar kontuzione në qafë dhe në krahun e majtë, si dhe konjuktivititi traumatik të syve, të shkaktuara nga goditja e ndonjë mjeti të fortë.

Dëshmitarja: Kam parë momentin kur polici goditi në kokë vëllain timNë aktakuzë përmendet edhe dëshmia e një dëshmitareje SH.K (emër i njohur për redaksinë), e cila pretendohet se ka parë rrjedhën e ngjarjes.

Ajo thotë se e ka parë zyrtarin policor i cili cili ka goditur furishëm në pjesën e faqes dhe kokës të dëmtuarin, vëllain e saj E.K.“Në kombin e policisë për një moment polici ka ngritur dorën dhe me shuplak ka goditur furishëm në pjesën e faqes dhe pjesën e kokës vëllain tim, nuk kam arritur ta xhiroj këtë pjesë, mirëpo dëgjohet në xhirim reagimi im i furishëm dhe momenti kur kam bërtitur përkitazi me këtë sjellje-goditje të policit ndaj vëllait tim”, thuhet në dëshminë e saj.

Qytetari që dyshohet se u rrah nga policët: Jam alivanosur dy herëTë dëmtuarit në dëshmitë e tyre kanë përmendur torturë që ua bënë policët deri ën stacionin e policisë.I.K, më i moshuari nga viktimat që dyshohet se u rrahën nga zyrtarët policorë bashkë me dy djemtë e tij, kanë treguar keqtrajtimin që u është bërë atyre deri në stacionin e policisë “Alfa”, në Prizren.

Ai në dëshminë e tij, tregon se dy herë nga goditjet që ka marrë është alivanosuar.“Nga goditjet e vazhdueshme të policëve, sidomos të policit Sami dhe atë në pjesën e kokës, qafës dhe në veshka, dy herë jam alivanos, pra kam humb vetëdijen, kam qenë i lënduar, ngase sot e kësaj ditë ndjejë dhimbje në pjesën e qafës dhe kam marramendje të herëpashershme dhe harresë”, thuhet në dëshminë e të dëmtuarit.

Zyrtarët policorë me version ndryshe: Nuk pati dhunë e as sharje gjatë transferimit të të arrestuarve.

Zyrtarët Policorë kanë dhënë tjetër version nga ngjarja e ndodhur më 16/07/2020 .Ata në dëshmitë e tyre thonë se sharjet dhe moszbatimi i urdhrave të policisë ka nisur nga pronari i lokalit, tanimë i dëmtuari, dy djemtë e tij dhe kamarieri.

Sipas dëshmisë së zyrtarëve policorë, thuhet se këta qytetarët kanë refuzuar të vendosin maskat dhe t’iu binden urdhrave të tyre.

Ata kanë hedhur poshtë të gjitha pretendimet se viktimat në fjalë janë rrahur e keqtrajtuar në furgonin e policisë dhe më pas edhe në stacionin e policisë.

Zyrtarët policorë përveç që treguan muskujt ndaj qytetarëve duarlidhur, ata pareshtur i fyen e i poshtëruan, duke iu kërkuar edhe që të rriheshin “fer”.“I.K nuk kishte maskë, jemi ndalur dhe i kemi kërkuar dokumentet.

Ai na tha ‘kush jeni ju, nuk i ja’, pastaj ka ardhur djali i tij duke ia vendosur maskën me zor, por I.K tha ‘ nuk e ngjes maskën se para shtëpisë sime bëj cka të du, sum ha k… për ju’, pastaj ka ardhur djali i tij i dytë duke vazhduar me opfendime ndaj neve”, thuhet në dëshminë e zyrtarit policor, Ardian Krasniqi

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË