Nuk është as Rusia dhe as Kina, Biden: Ky është shteti më i rrezikshëm në botë

Në mes të debatit për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se Pakistani mund të jetë “një nga vendet më të rrezikshme në botë” sepse “ka armë bërthamore pa kohezion”.

“Ai që unë mendoj se është ndoshta një nga kombet më të rrezikshme në botë: Pakistani. Ka armë bërthamore pa asnjë kohezion”, tha presidenti amerikan të enjten e kaluar gjatë një eventi të Komitetit të Fushatës Demokratike, transkripti i të cilit tani është publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Biden i bëri këto deklarata gjatë një fjalimi në të cilin presidenti iu referua ndryshimit të situatës gjeopolitike në mbarë botën, e ndikuar kryesisht nga pushtimi rus i Ukrainës.

Marrëdhëniet e Uashingtonit me Pakistanin janë përkeqësuar që nga viti i kaluar, kur SHBA i dha fund një lufte prej dy dekadash në Afganistan.

Pakistani siguroi akses të rëndësishëm logjistik për amerikanët, por zyrtarët amerikanë besojnë se aparati i fuqishëm ushtarak dhe inteligjent i Islamabadit ndihmoi gjithashtu talebanët, të cilët u kthyen në pushtet. ndërsa trupat ndërkombëtare u tërhoqën.

Në përgjigje të kësaj deklarate, autoritetet pakistaneze kanë vendosur të thërrasin ambasadorin amerikan në Islamabad, Donald Blome. “E diskutova me kryeministrin dhe ne thirrëm ambasadorin e Shteteve të Bashkuara për një takim zyrtar”, konfirmoi ministri i Jashtëm i Pakistanit, Bilaëal Bhutto Zardari, në një konferencë për shtyp.

Nga ana tjetër, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka hedhur poshtë “komentet e bëra nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, të cilat faktikisht janë të pasakta dhe mashtruese”.

“Gjatë dekadave të fundit, Pakistani ka dëshmuar se është një shtet bërthamor shumë i përgjegjshëm, në të cilin programi i tij bërthamor menaxhohet përmes një sistemi komandimi dhe kontrolli teknikisht të shëndoshë dhe të pagabueshëm”, theksoi kryeministri i Pakistanit.

Më tej, Sharif vijoi reagimin në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Tëitter: “Më lejoni të ritheksoj pa mëdyshje: Pakistani është një shtet i përgjegjshëm bërthamor dhe ne jemi krenarë që asetet tona bërthamore kanë garancitë më të mira sipas kërkesave të ndërkombëtarëve. Ne i marrim këto masa sigurie me seriozitetin më të madh. Askush të mos ketë dyshime”.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË