Një kujtesë Kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe shtetarëve të Kosovës

SHKRUAR NGA: SKËNDER SADRI KAPITI

Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se së shpejti do të filloj procedurat për shpalljen e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj “Qytetar Nderi” i komunës së Drenasit: “Të plagosurit e UÇK-së dhe qytetarët e shumtë e merrnin përkujdesjen rrethanore në front, në spitalet e UÇK-së brenda Kosovës, apo tërhiqej i plagosuri nga fronti dhe dërgohej në Shqipëri. Adresa për të plagosurit, ishte Spitali Ushtarak, ku zëvendës drejtor ishte dr. Bajram Begaj. Përkujdesja e tij, ishte e lidhur edhe me profesionin por edhe me shtysën themelore të një personaliteti të shquar, atdhetarizmin”, ka shkruar Lladrovci. Z. Lladrovci Ju bëni shumë mirë që do filloni procedurat për ta dekoruar  me merite z. Begaj, Presidentin e Shqipërisë. Por pse nuk u kujtuat më herët për ta dekoruar zotin Begaj, kur ai e ka merituar një gjë të tillë, sipas asaj që ju deklaroheni. Para disa ditësh unë i kam kërkuar publikisht e mediatikisht Kosovës që të respektojë ata nga Shqipëria që kanë dhënë kontribute reale për Kosovën dhe jo mashtruesit. Dhe mesa duket mund ta keni lexuar atë shkrim, dhe prandaj u “doli” gjumi për të dekoruar tani Presidentin e Shqipërisë. Po pse z. Lladrovci nuk e bëtë këtë më përpara dhe pritët që ta dekoroni atë tani që u bë President i Shqipërisë për atë kontribut kur ka qenë zëvendës drejtor i Spitalit Ushtarak në Tiranë, dhe pse nuk filloni procedurat për ta dekoruar edhe ish-Drejtorin e atij Spitali të asaj kohe, që me siguri po të ishte bërë edhe ai President do të kishit filluar dekorimin edhe të tij. Z. Lladrovci ju personalisht sidomos  e njihni shumë mirë kontributin e Familjes KAPITI në Durrës për lirinë e Kosovës dhe jo vetëm ti por e dinë mirë gjithë Kosova, edhe Thaçi, Haradinaj, Limaj, Xhavit Haliti, Sami Lushtaku, Gani Geci, Anton Quni, Prof. Dibran Fylli  dhe deri  edhe Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla të cilëve u kanë ardhur disa propozime edhe publike për dekorimin e familjes KAPITI, por që propozuesve as përgjigje nuk u është kthyer. A mos prisni që ndonjë anëtar i familjes KAPITI të bëhet  President apo ministër në Shqipëri, e pastaj të nisni “procedurat” për dekorin politik, ashtu sikurse kanë vepruar deri tani institucionet e Kosovës të cilët ne përgjithësi dekoratat e akorduara prej tyre janë nisur nga motive personale politike.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË