
Kryeministri Edi Rama ka dalë nga ambientet e spitalit të QSUT pas ndërhyrjes urgjente që bëri në orët e para të mëngjesit të 17 prillit për heqjen e appendisitit.
Burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë ka lënë ambientet e QSUT herët në mëngjes (rreth orës 06:00) por pa dhënë më tepër detaje. Edhe në ambientet e spitalit nuk ka prani të forcave të Gardës, apo sigurim të shtuar.
Mbrëmjen e 17 prillit, kryeministri Edi Rama shkoi me urgjencë në spital dhe pas kryerjes së disa testeve imazherike, u diagnostikua me appendisit akut, ndaj duhet t’i nënshtrohej me urgjencë operacionit që rezultoi i suksesshëm.