Ngjarjet e datës 28 mars 2021.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bashkë me një pjesë të stafit të MKRS-së dhe me drejtuesit e institucioneve shtetërore të kulturës do të bëjnë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për ta nderuar figurën e artistit Rasim Thaçi – Cima. (Ora 11:00)
Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të organizojë homazhe për nder të 22 vjetorit të masakrës së Izbicës. (Kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Izbicë, ora 11:00)
U.d Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëj homazhe në kompleksin memorial në Izbicë. (Izbicë, Skënderaj, ora 12:40)
U.d Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëj homazhe tek memoriali i familjes Bogujevci dhe Duriqi. (Besianë, ora 13:30)
I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me Shoqatat e dala nga lufta, do të bëjnë homazhe edhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Marinë, për nder të përvjetorit të rënies heroike të dëshmorit Ajet Beqiri. (Ora 12:30)
Homazhe do të bëhen edhe në Prekaz të Poshtëm tek varri i dëshmorit Sefedin Lushtaku, me rastin e përvjetorit të rënies së tij. (Ora 13:00)