Mbahet seanca konstituive e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) mban tryezë virtuale diskutimi me temën “Si tutje me dialogun”, në të cilën merr pjesë edhe kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti. (Hotel “Sirius” – Prishtinë, ora 10:30)
Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës mban akademi solemne me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës. (Teatri “Faruk Begolli”, kolegji AAB, ora 11:00)
Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon debat mbi politika në kuadër të Javës së Gruas. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 14:00-16:00)
Shoqata e Bankave të Kosovës për të shënuar Javën Ndërkombëtare të Parasë organizon forumin online “Rëndësia e edukimit financiar për të rinjtë në Kosovë – Java e Parasë 2021”, me përfaqësues nga Shoqata e Bankave të Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës, International Finance Corporation, Akademia J-coders dhe bankat anëtare të SHBK-së. (Facebook, ora 17:00)