Nga puna, dashuria e tek financat, publikohet horoskopi i plotë për muajin janar 2023

Muaji janar për të lindurit e kësaj shenje do të jetë një hapje shumë e mirë për vitin 2023. Rruga është e pastër dhe qielli është në anën tuaj, por kini kujdes të mos nënvlerësoni veten. Mundohuni që të mos përzieni jetën private me atë të punës, pasi mund të krijojë shumë vështirësi.

Qetësia do të mbizotërojë gjatë këtij muaji. Këto ditë pushimi do t’iu ndihmojnë të riktheheni më të fuqishëm duke përqendruar forcat tuaja në fusha më kreative. Mos kini frikë të filloni një projekt për të cilin jeni vërtet të pasionuar.

Një fillim i mbarë në horizont për të lindurit e kësaj shenje. Mbyllni çështjet e pazgjidhura sa më shpejt të jetë e mundur, është koha më e mirë për të  përfituar sa më shumë. Kujdes, mund të vijnë oferta intriguese për punë.

Shumë pasiguri në këtë muaj të parë të vitit për të lindurit në shenjën e Gaforres. Zyra është një strofkë ujqërish, një burim i vazhdueshëm nervozizmi dhe zhgënjimi.

Në vitin 2023, zjarri i të lindurve në Luan rindizet. Ky muaj i parë është një mundësi për shpengim dhe hakmarrje pas disa muajsh të vështirë. Keni shumë sfida përpara jush, por yjet ju japin forcën për t’i përballuar ato. Por kujdes portofolin tuaj, mos e ekzagjeroni me shpenzimet.

Shumë fat në fushën profesionale për të lindurit në  shenjën e Virgjëreshës. 2023-shi për ju vjen me raste dhe mundësi të reja dhe besim tek vetvetja. Vendosmëria juaj në zyrë do të jetë e dobishme edhe në fushën sentimentale.

Të lindurit në Peshore do të kenë të bëjnë me një Jupiter shumë të mërzitur, gati për t’i penguar në çdo mënyrë. Parashikohen shumë probleme dhe do të lodheni shumë për të gjetur gjëra kreative. Do të jetë një kohë frustruese që do të testojë durimin tuaj.

Viti i ri hapet me shumë letra pune në tavolinën e  Akrepit. Do të jetë një periudhë e rëndësishme dhe plot tension ku do të vendosni themelet për të ndërtuar të ardhmen tuaj. Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar strategjinë tuaj, thjesht vazhdoni të këmbëngulni.

Shumë vendosmëri në janar për të lindurit në  Shigjetar. Marsi është kundër jush dhe do të përpiqet t’ju pengojë, por asgjë nuk mund t’ju ndalojë në këtë periudhë. Jeni të ngarkuar dhe plot iniciativë, keni  dritën jeshile drejt qëllimeve tuaja. Ambicia juaj do ju bëjë armiq dhe shpeshherë do jeni burim debatesh.

Viti i ri nis keq për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Me Jupiterin në kundërshtim, ka  shumë vështirësi në zyrë, mes letrave dhe kolegëve të gatshëm për të futur hundët në punët tuaja. Do të ketë punë të vështirë, përveç stresit të përgjegjësive të mëdha mbi supet tuaja.

Viti i ri i mbush të lindurit në Ujor me energji dhe dëshirë për t’u përfshirë. Do të ketë efekte pozitive sidomos në zyrë, ku do të mund të vazhdoni me  përqendrim punën tuaj. Përfitoni nga kjo për të mbyllur çështjet e vjetra dhe për të riorganizuar veten.

Mërkuri dhe Dielli u buzëqeshin atyre që kanë lindur në shenjën e Peshqve në këtë muaj të parë të 2023. Ndikimi i tyre pozitiv ju jep fat dhe mundësi të reja pune: shfrytëzimi i tyre në maksimum mund të hapë një fazë të re në karrierën tuaj.

Në dashuri është koha për të lënë pas të shkuarën. Ecni përpara, mbyllni marrëdhëniet e së kaluarës dhe krijoni diçka të re.

Në fushën sentimentale, ju ndieni nevojën për të ecur përpara. Kohët e fundit keni shpresuar më kot për dashuritë e pamunduar. Të qenit vetëm nuk është gjithnjë ide e shkëlqyer.

Shumë fat edhe në dashuri, si për ata që e kanë gjetur tashmë, ashtu edhe për ata që shpresojnë ta gjejnë. Shumë pasion dhe takime të reja që do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe stresin e akumuluar në 2022.

Edhe në dashuri nuk ka përmirësime, grindjet e vazhdueshme nuk tregojnë asnjë shenjë ndalimi dhe vetëm e përkeqësojnë humorin tuaj. Mos e shfryni zhgënjimin tek familja, përpiquni të qetësoheni duke i kushtuar kohë vetes.

Në dashuri mund të hasni shumë pengesa. Do t’ju duhet të punoni shumë për të kapërcyer disa kriza të mëdha.

Ju jeni të sigurt për atë që vleni dhe jeni gati për ta provuar atë, si për të marrë atë që dëshironi, ashtu edhe për të hequr nga jeta juaj ata që nuk ju trajtojnë ashtu siç e meritoni.

Ndonjëherë është mirë të lëshoni pe, thjesht mos fajësoni njerëzit pranë jush. Kërkoni mbështetje dhe ndershmëri në dashuri, edhe nëse kjo do të thotë t’i jepni fund një lidhjeje.

Pak lajme në dashuri, ju ende ndjeni se duhet të tregohen të kujdesshëm nëse vendosni t’i hapni zemrën dikujt. Punoni me veten dhe mos u ndjeni të detyruar të shoqëroheni me ata që vetëm ju mërzitin.

Shumë aventura në fushën e dashurisë, por pak fat për ata që kërkojnë diçka më të qëndrueshme.

Relaksohuni me dashuri: nëse shmangni marrjen me vete në shtëpi stresin e punës, pranvera do të vijë shumë më herët sesa pritej.

Lajm i mirë edhe për jetën tuaj private, është koha e përkryer për një projekt ambicioz sentimental.

Shumë forcë në sferën e dashurisë, do të arrini të forconi marrëdhëniet me ata që doni, me kusht që të shmangni keqkuptimet dhe polemikat e panevojshme.

Do të jetë mirë të shmangni marrëdhëniet financiare me persona me të cilët keni marrëdhënie të rëndësishme. Ekziston mundësia që të ketë disa mospërputhje në pritjet tuaja.

Do të keni tension në marrëdhëniet tuaja romantike apo familjare lidhur me një dokument financiar apo para.Mundohuni të ndani sa më shpejt gjërat dhe të vendosni “pikat mbi i”

Do të jeni të shqetësuar për financat tuaja dhe zhvillimin e çështjeve tuaja me para. Mendoni në mënyrë krijuese, kërkoni mundësi për një punë të re ose me kohë të pjesshme.

Gjatë kësaj periudhe do të ketë një shqetësim të vogël në lidhje me një dokument financiar apo pagesë që do të duhet të bëhet këtë javë. Do të tundoheni ta shtyni, por a do të jetë e kjo një zgjidhje e mençur do të mbetet për tu parë.

Në horizont shihen diksutime që në thelb kanë ide të natyrës financiare. Ju mund të merrni një dokument të rëndësishëm financiar, kontratë ose kredi, që do t’iu shkaktojë shumë dhimbje koke.

Kjo do të jetë një periudhë e favorshme për zgjidhjen e problemeve të brendshme në shtëpi, rregullimin e dokumenteve të pronës, blerjen e gjërave për shtëpinë e shumë të tjerëve. Mund të surprioheni nga një dhuratë apo blerje për shtëpinë.

Gjatë muajit do të keni mundësi të arrini suksese të rëndësishme ose të merrni mirënjohje për punën e bërë. Njerëzit afër ose larg do të kenë një ndikim të favorshëm në punët tuaja. Në planin financiar do arrini të siguroni stabilitet ose të ardhura të mira.

Do t’iu duhet të menaxhoni me shumë mençuri paratë tuaja, pasi do të tundoheni nga disa gjëra që kanë çmim të “kripur”. Ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm kur shpenzoni pasi mund të krijoni paqëndrueshmëri në buzhetin tuaj.

Nëse keni ndonjë pritshmëri në lidhje me marrjen e parave ose një dokumenti financiar, ditët e parë të muajit mund t’ju befasojnë. Kujdes, mos merrni vendime të nxituara në lidhje me paratë tuaja.

Duhet të shmangni rreziqet që lidhen me paratë. Mos bëni blerje që nuk janë aq të rëndësishme për familjen apo për veten tuaj. Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm kur merrni oferta në lidhje me çdo ulje, të cilat mund të çojnë në një situatë të vështirë financiare.

Tregohuni të kujdesshëm në marrëdhëniet financiare, pasi janë të mundshme keqkuptime apo vështirësi të një natyre tjetër.

Mund të keni disa diskutime që lidhen me paratë apo një dokument që është i rëndësishëm për ju. Ju po prisni një përgjigje konkrete ose finalizimin e një marrëveshjeje që lidhet me shitjen ose blerjen e disa pronave apo sendeve.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË