Nga këto pesë kanale e ngushtica varet tregtia botërore, një pengesë e vogël do të nënkuptonte katastrofë ekonomike

Ajo çfarë ndodhi javë më parë në Kanalin e Suezit ka treguar se sa shumë varet njerëzimi nga trafiku ujor.

Kujtojmë që për një javë anija “Ever Given” mbeti i bllokuar në Kanalin e Suezit, pasi kishte ngecur në mënyrë diagonale – duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike, transmeton Telegrafi.

Bllokimi i trafikut në disa prej kanaleve apo ngushticave më të rëndësishme, në mënyrë të pashmangshme do të thotë humbje e kohës por edhe e parave.

Kjo nuk do të mund të shmangej, sepse kalimi nëpër rrugë alternative do të nënkuptonte gjithashtu vonesa edhe për të paktën një javë.

Pavarësisht rikthimit të hekurudhave që sot mban primatin sa i përket transportimit të mallrave nëpër tokë, megjithatë transporti detar akoma është me efektiv dhe kosto më të arsyeshme dhe kryeson sa i përket sasisë së mallrave.

Organizata Botërore e Tregtisë thekson se më shumë se 80 për qind e tregtisë botërore zhvillohet me anije. Transporti detar në botë sot varet kryesisht nga pesë kalime kryesore – Kanali i Suezit, Qafa e Ormusit, kalimi i Malajzisë, Kanali i Panamasë dhe Bosfori.

Kanali i Suezit

Dhjetë vite ka zgjatur ndërtimi i rrugës më të shkurtër ujore mes Evropës dhe Azisë, me ndërtimin e saj ka udhëhequr francezi Ferdinand Mari de Leseps mes viteve 1859-1869. Ai është 164 kilometra, e me kanalet e tjera shtesë në total është 193.3 kilometra i gjatë.

Sa herë që anijet lëvizin me shpejtë, Kanali i Suezit në mënyrë të pandërprerë zgjerohet dhe bëhet më i thellë. I përshkueshëm është për anije që bartin deri në 240 mijë tonelata. Vitin e kaluar, përmes tij kanë kaluar 19 mijë anije, me një mesatare prej 51.5 në ditë dhe në total prej 1.7 miliardë tonelata mallra.

Kanali i Panamasë

Kanali i Panamasë gjendet në pjesën më të ngushtë të Amerikës Qendrore, dhe lidh në mënyrë artificiale Oqeanin Atlantik me atë Paqësor – përkatësisht Karaibet me Gjirin e Panamasë.

Edhe këtë kanal e ka ndërtuar De Leseps. Anija e parë që kaloi përmes saj ndodhi në vitin 1914. E gjatë vitit 2015, nëpër kanal kanë kaluar 13.870 anije me një total prej 341 milionë tonelata mallra. Të hyrat nga Kanali i Panamasë janë rritur për 0.7 për qind (nga viti 2000), në 2 miliardë dollarë (2008), derisa sot arkëton rreth tre miliardë.

Ngushtica e Hormuzit

Ngushtica e Hormuzit është pika më e rëndësishme e transportimit të naftës nëpër botë, ku mbyllja e tij do të nënkuptonte çrregullim në tregun botëror. Fjala është për një kalim detar që lidh Gjirin Persik me atë të Omanit, që shtrihet mes pjesës jugore të Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Se sa ky kalim ka rëndësi gjeostrategjike, që është i gjerë nga 39 deri në 96 kilometra, tregon më së miri fakti që nëpër të kalon rreth 25 për qind e naftës së botës, e cila me tankerë bartet nga Gjiri Persik. Sasitë e naftës janë të jashtëzakonshme, çdo ditë 14 tankerë transportojnë 17 milionë barelë naftë.

Sipas vlerësimeve të ministrisë amerikane të Energjetikës, bëhet fjalë për 35 për qind të naftës botërore që transportohet përmes detit. Tri vite më parë, kjo sasi është rritur në 21 milionë barela në ditë. E duke i marrë parasysh rrethanat, nuk është për t’u habitur se historia ka regjistruar disa konflikte të mëdha në këtë rajon. Lufta e tankerëve mes Irakut dhe Iranit gjatë vitit 1984, operacioni amerikan i vitit 1988, por edhe rrëzimi i aeroplanit iranian, Airbus A300 me 290 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Kalimi i Malajzisë

Nuk është më pak i rrezikshëm as kalimi i Malajzisë që gjendet mes Malajzisë dhe Indonezisë, por jo për shkak të raporteve ndërkombëtare të komplikuara – por për piratët. Bëhet fjalë për 830 kilometra gjatësi dhe 215 kilometra gjerësi, e në një hapësirë të caktuar është vetëm 2.8 kilometra i gjerë.

Por pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme të piratëve, vazhdon të mbetet trafiku më i rënduar në botë. Flitet se rreth 25 për qind e tregtisë botërore rrugëve detare kryhet në këtë vend, ku brenda ditës kalojnë rreth 2 mijë anije. Tashmë ka pasur plane për linja të reja për të zvogëluar presionin në këtë kalim, por kjo do të arrihet përmes naftësjellësve dhe gazsjellësve të rinj që janë pjesë e planit të “rrugës së mëndafshtë”.

Bosfori

Në Mesdhe është shumë e rëndësishme Ngushtica e Bosforit e gjatë 31 kilometra, e në disa pjesë deri në 730 metra. Kjo ngushticë është e rëndësishme sepse lidh Detin e Zi me Mesdheun. Brenda një viti përmes ngushticës kalojnë rreth 48 mijë anije, duke u bërë kështu një prej vendeve më të frekuentuara. Është tri herë më i frekuentuar sesa Kanali i Suezit e katër se Kanali i Panamasë. /Telegrafi

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË