Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmë drejt Brukselit ndërsa sot është duke zhvilluar disa takime me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
Kurti në vazhdën e takimeve gjatë qëndrimit në Bruksel nesër pritet të takojë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Takimi në fjalë është bërë publik në faqen zyrtare të NATO-s, por ajo që bie në sy është fakti se Kurtit nuk i referohen si kryeministër i Kosovës, por vetëm zotëri Kurti nga Kosova.
“Të Enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s” thuhet në njoftim.
Ky takim nuk do të jetë i hapur për media, veçse fotografitë e takimit do të bëhen publike në faqen e NATO-s pas takimit.