Hapësira mes jetës private dhe publike është e hollë nëse jeni një figurë e njohur si zëvendëspresidenti i Juventusit.
Pasi në orët e fundit janë publikuar disa video nëpër rrjete sociale me Pavel Nedved, i cili duket se ka kaluar mirë, në praninë e tri femrave, duke kërcyer së bashku.
Siç shkruajnë mediat italiane, videoja e parë që u publikua u bë virale menjëherë, duke lëshuar një stuhi mediatike mbi ish-fituesin e Topit të Artë.