Në pritje të mërgimtarëve për ringjallje ekonomike

Besa Ismaili nga Fusha Kosova, është në pritje të stabilizimit të situatës pas pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, në mënyrë që të blejë një veturë më të re për familjen e saj. Besa, veturën thotë se do ta blejë më paratë e kursyera gjatë kohës se pandemisë.

“Situata ka qenë e paqartë, ne si familje shumë pak kemi dalë për shëtitje, kemi kursyer në maksimum, pasi nuk kishim informata se çfarë mund të ndodhë. Vitin e kaluar, kam pasur plan të shkoj për vizitë te vëllai, që jeton dhe punon në Gjermani. Edhe këtë vizitë e kemi anuluar. Në këtë mënyrë kemi kursyer para dhe tashmë besoj se mund të blej një veturë të re”, tha, Besa Ismaili.

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kanë parashikuar një rritje ekonomike në shumë vende të botës, pas rënies së rasteve me COVID-19 si dhe pas rritjes së numrin të të vaksinuarve. Sipas këtyre dy organizatave financiare, kjo kryesisht do të vjen kur njerëzit që kanë kursyer gjatë pandemisë, pritet të bëjnë shpenzime më të mëdha.

Borxhi publik – mundësi për shpëtimin e ekonomisë

Përveç Besës, edhe pronari i një biznesi në Prishtinë, thotë se është i gëzuar me fillimin e vaksinimit të qytetarëve në Kosovë, kundër COVID-19, pasi sipas tij, imunizimi i masës do të ringjallë biznesin e tij. Blerim Shkodra, pronar i një agjencie për marrjen e veturave me qira, shprehet se gjatë vitit 2020, ka pasur qarkullim financiar shumë të vogël. Ai shpreson se gjatë këtij viti do rritet aktiviteti biznesor, pasi ai pret ardhjen e diasporës.

“Para pandemisë kemi dhënë 20 vetura brenda ditës me qira, në kohën e pandemisë, asnjë. Kjo pasi 99 për qind e biznesit tonë është i varur nga diaspora. Bazuar në lëvizjet që janë shumë pozitive, sa i përket numrit të rasteve të të infektuarve dhe vaksinimit të qytetarëve në vendet e Bashkimit Evropian, ku është e përqendruar mërgata jonë, besojmë se do thyejmë çdo rekord”, tha ai.

Imunizimi i popullatës në Kosovë, ka nisur në muajin mars të këtij viti, kurse deri më tani janë vaksinuar mbi 72 mijë qytetarë. Qeveria e Kosovës synon që deri në fund të vitit, të vaksinojë 60 për qind të popullatës.

Rukiqi: Mërgata pritet të rikuperojë dëmet ekonomike

Edhe Berat Rukiqi, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, shpreson se gjatë muajve të verës, do ketë rikuperim të pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia. Kjo sipas tij, do të ndodhë me rritjen e konsumit dhe me ardhjen e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

“Rritje të konsumit pritet të ketë në sektorin e argëtimit, artikujt bazikë, por edhe te sektori i patundshmërive”, shprehet Rukiqi, për REL.

Sipas Bankës Qendrore, ekonomia e Kosovës në vitin 2020 shënoi rënie deri në 4 për qind.

Kurse, Banka Botërore në raportin e publikuar në muajin prill, vlerëson se pas një recesioni historik, pritet rimëkëmbje graduale ekonomike në Kosovë dhe në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë raport, thuhet se rimëkëmbja ekonomike në Kosovë do të jetë graduale dhe aktiviteti real do të arrijë nivelet para-pandemike vetëm më 2022. Rimëkëmbja do të udhëhiqet nga një rritje e eksporteve dhe e konsumit.

Ymeri: Rritja e optimizmit, rrit edhe konsumin

Me vaksinimin e qytetarëve, siç po ndodh edhe në vende të ndryshme të botës, ka një tendencë që edhe në Kosovë të ketë një ringjallje ekonomike, thotë Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari”.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Ymeri vlerëson se pas përfundimit të pandemisë COVID-19, do të rritet optimizmi i qytetarëve për një normalitet të ri, rrjedhimisht edhe rritje të konsumit.

“Optimizmi i tyre për ditë të mira do të rritet dhe kur rritet optimizmi, natyrisht se do rritet edhe aktiviteti ekonomik. Sepse, gjatë kohës së pandemisë dhe krizave në përgjithësi, jo vetëm shëndetësore, tendenca e njerëzve në përgjithësi është që të kursejnë, sepse nuk dihet se çka do të ndodhë. Kurse tash, kur rritet optimizmi dhe parashikueshmëria e asaj se çka do të ndodhë, njerëzit bëhen më dorëlirë”, tha ai.

Vlera e kursimeve të qytetarëve 4.4 miliardë euro

Se qytetarët kanë kursyer gjatë kohës se pandemisë, tregojnë edhe të dhënat zyrtare. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, vlerat e depozitave të qytetarëve, në muajin mars të këtij viti, kanë arritur në 4.4 miliardë euro, deri sa kjo vlerë në muajin mars të vitit 2019, ka qenë 3.3 miliardë euro.

Përveç kursimeve të qytetarëve, Ymeri thekson se edhe ardhja e qytetarëve nga diaspora në Kosovë do të ndikojë në rritjen ekonomike.

“Këtu e kemi edhe një faktor shtesë, që është ardhja e mërgatës, duke pasur parasysh që gjatë vitit të kaluar, nuk kanë arritur që të vijnë në Kosovë, sivjet besoj se do të vijnë në numër më të madh dhe besoj se kjo do të ketë ndikim jashtëzakonisht pozitiv në ekonominë e vendit”, thekson Ymeri.

Vitin e kaluar për shkak të masave kufizuese, si në Kosovë ashtu edhe në vendet e Bashkimit Evropian, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, të cilët kanë vizituar Kosovën, ka qenë simbolik. Megjithatë, remitencat nuk kanë munguar.

Sipas të dhënave zyrtare, vlera e përgjithshme e parave të qytetarëve me prejardhje nga Kosova, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, në vitin 2019 ka qenë 851 milionë euro, shifër kjo që është rritur vitin e kaluar në rreth 980 milionë euro.

Kurse në tremujorin e parë të këtij viti, vlera e remitencave ka arritur në 242 milionë euro. Përveç remitencave, qytetarët me prejardhje nga Kosova, shpenzojnë miliona euro gjatë vizitave që bëjnë në Kosovë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË