Sot pas një sëmundje të rëndë dhe të shkurtër u nda nga jeta afaristi i njohur dhe pronar i kompanisë së shërbimeve të printimit “Office Printy”, Halil F.Koca.
Halil Koca, do të mbetet për gjithmonë sinonim dhe simbol i punës, si dhe dashurisë për njerëzit, i afërt për bashkëpuntorët i respektuar për shokët dhe miqët, çdo herë i hareshëm.
Halili si një afarist i njohur, arriti të kontrubuoi në zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovën tonë të dashur.
Si një atëdhetar i pashoq, familjar i mrekullueshëm do ta kujtojm gjithmonë.
Në vendëlindjen e tij që e deshi aq shumë, në fshatin Polac t’Skenderajit, në praninë e familjes, shokëve, miqëve, kolegëve afarist dhe shumë qytetarëve të tjerë iu dha lamtumira e fundit.
Varrimi është bërë duke respektuar në plotni masat anti COVID-19.
Halil Koca, prapa vetës ka lënë: Bashkëshorten, Dy vajza dhe tre djem, të edukuar në frymën e punës dhe atëdhedashurisë.
Lavdi jetës, punës dhe veprës së Halil Kocës.
Drita e të madhit Zot ia ndriqoft rrugtimin e mëtejshëm.
Redaksia e Agjencisë së Lajmeve ABC News Kosova, iu shpreh ngushllime Familjes.