Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar në mediet rozë.
Ajo sot feston ditëlindjen e 28-të dhe me këtë rast nuk munguan urimet nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj, shkruan GazetaBlic.
Nuk vonoi shumë, Morena Taraku publikoi edhe disa pamje nga festa e saj luksoze ku dominojnë lulet me ngjyra të ndryshme teksa detajet e tjera nuk duhet humbur nga dekorimet dhe pjatat e ushqimi prej ari.
Përndryshe, Morena Taraku është duke shijuar suksesin e këngës së fundit të titulluar “Alexander”./GazetaBlic