NDERI I FAMILJES/ E detyrojnë nipin të paguajë 45 mijë euro në emër të nderit, u akuzua për tradhti me një familjare…

Një rast jo fort i zakontë dhe skandaloz ka ndodhur në fshatin Carallukë të Malishevës, ku një burrë është detyruar nga pleqtë e lagjes të paguajë 45 mijë euro në emër të nderit, për shkak të dyshimeve që familja kishte ndaj tij për tradhti. Gazeta Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive nga ky rast tipik që ndodhë në familjet patriarkale, ku nderi është mbi gjithçka, edhe mbi jetën. Për ruajtjen dhe mbrojtjen e nderit njerëzit detyrohen edhe të paguajnë.

Një rast i tillë skandaloz, ku sanksionohet një person për shkak të nderit po ndodhë edhe në shekullin e 21-të, në vitin 2022 në Kosovë.

Sinjali ka mësuar se gjithçka u zbulua pas raportimit të një rasti të dhunës në familje, nga një grua nga fshati Carallukë i Malishevës, e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike.

Në dëshminë e dhënë nga viktima gjatë intervistimit para hetuesve policorë ajo ka deklaruar motivin e dhunës që ka pësuar nga burri i saj. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur pas dyshimeve që ishte ngritur në familje se ajo po e tradhton bashkëshortin me një familjar të tij.

Akuza për tradhti siç duket alarmoi gjithë familjen, për çka u paguan mijëra euro nga personi me të cilin akuzohej viktima se kishte pasur një lidhje.

Sipas burimeve të Sinjalit, personi me të cilin akuzohej se gruaja e tradhtoi bashkëshortin e saj ishte nipi i familjes së këtij të fundit. Për t’i rregulluar raportet familjare, në emër të nderit, nipi u detyrua të paguajë.

Pleqtë e lagjes ia shqiptuan atij një dënim, duke e detyruar të paguajë 45 mijë euro, si dëmshpërblim për kthim të nderit të familjes.

Posa është denoncuar ky rast, Policia është vënë në lëvizje dhe ka intervistuar vjehrrin e viktimës. Në deklaratën e tij për pretendimet e nuses, ai e ka pranuar se pleqtë e lagjes e kanë dënuar personin në fjalë më 45 mijë euro, si dëmshpërblim për kthim të nderit të familjes, me ç’rast ishin pajtuar që shuma e parave të paguhet dy herë radhazi.

Lidhur me rastin, Sinjali po ashtu mëson se është iniciuar rasti “detyrim” me urdhër të prokurorit kujdestar, ndërsa hetimet të vazhdojnë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË