Ndani 15 minuta në ditë për marketing

Marketingu është si ushtrimet.

Dallimi në mes të mos bërit asgjë dhe të bërit diçka të vogël çdo ditë është shumë i madh.

Gjatë muajit të fundit unë jam lidhur me tre ndërmarrës të cilët më thanë se shumë rrallë kanë bërë marketing për veten ose për biznesin e tyre të vogël.U befasova shumë. Njëri është shkrimtar i pavarur, tjetri zotëron një agjenci të marrëdhënieve publike dhe i treti drejton një firmë programesh. Secili është i suksesshëm por të gjithë prej tyre cituan mungesën e kohës si arsyen kryesore se pse ata nuk bënin marketing. Ata nuk janë vetëm.Sipas “Unfusionsoft”, afërsisht një prej pesë pronarëve të bizneseve të vogla nuk planifikon të përdorë marketingun digjital. Prej atyre të cilët e përdorin, 49 përqind merren me marketingun si pjesë e detyrave të tyre.Unë u thashë të tri kontakteve të mia se injorimi i marketingut është një ide e keqe, dhe mund të ngadalësojë rritjen e kompanisë së tyre. Këtu janë katër këshilla të cilat i ndava me kolegët e mi që t’i ndihmoj ata të të tregtojnë më mirë për vetëm disa minuta çdo ditë, transmeton Ekonomia Online.Filloni me ide të rejaPara se të tregtoni në mënyrë efikase brenda disa minutave në ditë ju duhet të kaloni disa orë duke menduar për ide të reja të asaj që po kërkoni të arrini. Ju keni nevojë për një plan për të ditur se si do t’a bëni marketingun çdo ditë. Identifikoni se cilat janë qëllimet dhe taktikat potenciale dhe pastaj ekzekutoni ato.Ju mund të jeni të interesuar për të fituar më shumë konsumatorë ose të vendosni autoritet në fushën tuaj, e cila kërkon të mësoni se ku qëndrojnë ata online. Le të themi se ka blogje të veçanta që audienca juaj e shënjestruar i lexon. Kërkon vetëm pak kohë çdo ditë të komentoni në artikuj, të ndani disa prej tyre në media sociale dhe të lidheni me autorët dhe redaktorët.Këtë bëra unë duke shkruar për publikime të lexuara nga tregtarët dhe pronarët e biznesit, duke marrë kohën që të bëhem aktiv me këto komunitete përderisa lidhesha. Por para se të zhytesha në shkrime për bloge të fokusuara në marketing, kisha një plan veprimi. Unë mora një qasje të qëllimshme drejt marketingut. Edhe ju keni nevojë për këtë, ose mund që qasjet tuaja të jenë pa nje qëllim.

Filloni me vetëm një aktivitet marketingu

Në fillim, eliminoni mundësitë e tepërta dhe fokusohuni vetëm në një kanal dhe aktivitet marketingu. Fokusohuni në një kanal të vetëm, si p.sh. në marketingun në LinkedIn, një emision ose në Quora. Fokusohuni vetëm në një aktivitet marketingu si në bashkëveprimin tuaj me grupet në Facebook.Kam parë biznese të vogla të cilat fokusohen vetëm në emaile për të krijuar një dialog me audiencën e tyre të shënjestruar përderisa të tjerët kanë kaluar kohën e tyre duke u intervistuar në shumë emisione të industrisë.

Kjo qasje merr pak kohë, ju jep mundësinë të fokusoheni në prioritetet tuaja dhe ju jep kohështrirje që të zhyteni thellë në një taktikë.Nuk ka asnjë qasje ‘’një sasi u përshtatet të gjithave’’. Duhet të vendosni se çfarë marketingu funksionon për ju. Kur shihni rezultate, filloni të shkallëzoni përpjekjet tuaja të marketingut në disa kanale dhe taktika njëherazi, por vetëm kur të keni më shumë frekuenca.

Krijoni një shprehi marketinguËshtë e lehtë të injoroni marketingun kur biznesi është i mirë. Filloni marketingun 15 minuta në ditë që të bëni atë një shprehi të qëndrueshme.

Provoni të punoni në përpjekjet tuaja të marketingut në të njëjtën kohë të ditës si çdo ditë. Në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë të mbani në mend atë detyrë dhe do të keni më shumë gjasa që ajo të bëhet pjesë e rutinës tuaj të rregullt.

Nëse e bëni këtë proces të rrjedhë në këtë mënyrë me shumë gjasa do të qëndroni në të përderisa ju ende formoni shprehinë. Kjo mund të ketë domethënien që të bleni një mjet për të automatizuar një pjesë të procesit ose të bëni kërkime për të kuptuar mënyra alternative të ekzekutimit të një taktike të veçantë.Por, provoni të identifikoni dhe menaxhoni çfarëdo çështje që e bën marketingun irritues që të përmirësoni gjasat që të vazhdoni të investoni në ushtrime.

Shpërbleni veten

Për të qëndruar të emocionuar për shprehinë tuaj ditore të marketingut, shpërbleni veten pasi të keni arritur një gjë të veçantë ose pasi t’i jeni dedikuar vazhdimisht marketingut për një kohë.

Ju mund të shpërbleni veten me çokollatë( e cila zakonisht nuk ju lëndon) por ju rekomandoj që të zgjeroni investimet tuaja në marketing për të mbështetur më tutje progresin tuaj. Pavarësisht se a keni ndërtuar një listë emailesh të 800 abonentëve ose keni promovuar në mënyrë të suksesshme biznesin tuaj për gjashtë muaj, ndani një pjesë të buxhetit tuaj nga diku që të zgjeroni përpjekjet tuaja të reklamave ose eksperimentoni me një taktikë të re të cilën doni ta provoni.

Jepni vetes mundësinë që të testoni diçka të re ose të rrisni atë që tashmë po ju angazhon juve dhe audiencën te e cila po provoni të arrini. Me çdo arritje, ngadalë rrisni atë që po bëni me marketingun për të parë rezultate të vazhdueshme për organizatën tuaj.

(Brian Honigman /Entrepreneur)(Autori është këshillues i Përmbajtjes së Marketingut dhe Kryeshef Ekzekutiv iHonigman Media)
FJALË KRYESORE:

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË