Më 30 prill mbajini sytë nga qielli, për të përjetuar një fenomen tepër interesant.
Venusi dhe Jupiteri do të duket sikur po prekin njëri-tjetrin, pavarësisht se në fakt janë miliona milje larg njëri-tjetrit. NASA ka njoftuar se të dy planetët do të shfaqen më afër së bashku rreth orës 15:00 ET, me Venusin 0.2 gradë në jug të Jupiterit. Distanca është më e vogël se diametri i hënës, shtoi faqja hapësinore.
Hera e fundit që dy planetët ishin më afër se lidhja e këtij viti ishte gushti i vitit 2016, megjithëse ishte më e vështirë për t’u parë pasi ishin afër diellit, sipas Hartigan. Këtë herë vrojtimi i tyre do të jetë më i lehtë, dhe do mund të dallohen dhe me sy të lirë.