“Mund të vijmë një natë papritur”, tension mes Erdogan dhe Mitsotakis në darkën e Pragës

Ka mbizotëruar tensioni në darkën e liderëve të mbledhur në Pragë të Çekisë. “Kathimerini” shkruan se ka shkaktuar tension tek pala greke fjala e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. “Kathimerini” shkruan se presidenti turk akuzoi Greqinë për rritjen e tensioneve dhe provokime. Menjëherë pas tij është ngritur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ai iu drejtua drejtpërdrejt Erdoganit duke i kërkuar të ndalonte vënien në dyshim të sovranitetit të ishujve.

“Kathimerini” shkruan se ai i tha Erdoganit që në vend se të provokojë, duhet të ulet me mirëkuptim dhe dialog, pa tensione dhe retorikë ekstreme, siç bëjnë liderët përgjegjës. Mediat greke i kanë bërë jehonë edhe një deklarate të fortë të Erdogan. “Për çdo vend që na shqetëson dhe na sulmon, përgjigja jonë është: “Mund të vijmë një natë papritur”, tha presidenti turk.

I pyetur nga një gazetar nëse me këtë deklaratë do të thoshte se do të sulmonte Greqinë, presidenti turk u përgjigj: “Ju e keni kuptuar mirë çështjen. Cilido vend që na shqetëson dhe na sulmon, përgjigja jonë është ‘Mund të vijmë papritur një natë’. Kështu duhet ta dinë dhe ta kuptojnë. Meqë ti e kuptove ashtu, edhe ata ashtu e kuptuan”.

Erdogan theksoi se Turqia po sheh se disa vende anëtare të BE po përshkallëzojnë tensionet, në vend që të ndjekin marrëdhënie të mira fqinjësore me Turqinë.

“Këtu dua të nënvizoj sa vijon: Turqia nuk ka aspirata për sovranitetin, territoret, të drejtat e asnjë vendi. Ne po luftojmë vetëm për të mbrojtur interesat e vendit tonë dhe të turqve qipriotë. Ne nuk duam tensione me asnjë nga fqinjët tanë. Ne kemi deklaruar vazhdimisht se duam t’i zgjidhim problemet e Mesdheut Lindor dhe Egjeut në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare. Pres nga BE-ja të ftojmë bashkëbiseduesit tanë në dialog mbi baza dypalëshe. Të bëjnë këtë në vend që të mbështesin tensionet dhe paligjshërinë. Për një zgjidhje të përhershme duhet të pranohen të dhënat për ishullin e Qipros”, tha Erdogan.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË