Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kandidat Edi Rama ka votuar bashkë me bashkëshorten e tij në zgjedhjet parlamentare të cilat po zhvillohen sot.
Me këtë rast, kryeministri Rama deklaroi se sot është një ditë shumë e bukur, një diell fantastik dhe se sot është dita që të mos ushqehet asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vetë shpreh një opinion tjetër.
“Mos të harrojmë sot dhe asnjëherë se jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe dhe askush mos të harrojë se demokracia është një sport dhe secili duhet të zbres vetë në fushë të gjuajë me votë. Kështu që zbrisni në fushë gjuajeni penalltinë tuaj dhe në fund votoftë më i miri”, tha Edi Rama, shkruan lajmi.net.
Gazetarët tentuan të marrin një deklarim nga Rama për votimin e kryeministrin Albin Kurti dhe kandidatët e tij në këto zgjedhje, por që ky i njëjti vazhdoi të heshtë siç bëri në gjithë fushatën derisa pyetej për Kurtin dhe kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.