Mishi i përpunuar ka këto efekte anësore

Mishi, salsiçet apo sallamet e ndryshëm me siguri janë zgjidhja për të shijuar një vakt nga shumë prej jush. Megjithëse janë produkte me bazë mishi dhe janë të pasur me proteina, ekspertët rendisin një sërë efektesh negative që kjo kategori ushqimesh i shkakton trupit.

Më në rrezik janë ata që vuajnë nga tensioni i lartë, ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës apo gratë shtatzëna. Kjo për shkak se këto lloj ushqimesh përmbajnë konservues, kripë dhe zakonisht shoqërohen me ushqime të tjera të kripura gjë që çon në tejkalimin e sasive të shëndetshme të këtyre përbërësve.

Rrit presionin e gjakut

Nëse jeni gjatë gjithë kohës të ekspozuar ndaj këtyre ushqimeve me shumë gjasë një nga shenjat e para që trupi do t’ju japë do të jetë ngritja e presionit të gjakut.

Sipas të dhënave, kjo ndodh për shkak të sasive të mëdha të kripës.

Natriumi që gjendjet te kripa është një mineral që ndihmon në kontrollin e ekuilibrit të lëngjeve në trup, por kur ka shumë natrium në trup, kjo mund të rrisë vëllimin e gjakut që mund të çojë në rritjen e presionit.

Pra, nëse keni presion të lartë të gjakut , është e rëndësishme të qëndroni gjithnjë të monitoruar dhe të qëndroni sa më larg ushqimeve dhe pijeve të pasura me natrium.

Rreziku nga sëmundjet e mishit

Ky lloj mishi i përpunuar mund të jetë shumë lehtë i ekspozuar nga sëmundjet e ndryshme si Listeria apo baktere të tjera të dëmshme për shkak të proceseve nëpër të cilave kalon. Kjo rrit rrezikun për kontaminim.

Bakteret e këqija që vijnë nga ushqimi mund të prekin këdo, por sidomos gratë shtatzëna, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët.

Shpesh salsiçet apo proshutat kanë qenë burim i sëmundjeve si Listeria, ndaj nëse hyni në grupin e personave “të cenueshëm” qëndroni larg mishrave të përpunuar e të pagatuar.

Listeria është një infeksion që prek organizmin dhe mund të shkaktojë dhimbje muskujsh, probleme me stomakun, mëlçinë, diarre apo meningjit.

Nëse ndjeni ndonjë nga këto simptoma dhe dyshoni për këtë sëmundje bëni mirë të kërkoni ndihmë mjekësore.

Një mënyrë e sigurt për t’i ngrënë mishrat e përpunuar do të ishte gjithnjë gatimi i tyre në temperaturë mbi 70 gradë C.

Sëmundjet kardiovaskulare

Konsumi i lartë i mishit të përpunuar mund të shoqërohet me rritje të rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Duke qenë se kanë përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura dhe natriumit, ju bëjnë më të ekspozuar ndaj probleme me zemrën.

Gjithashtu nitrati që përmendim shpesh dhe gjendet me shumicë te këto produkte rrit mundësinë e prekjes nga artëroskleroza dhe diabeti.

Mund të shkaktojnë formimin e qelizave tumoriale

Për shkak të të gjithë përbërësve që përmbajnë dhe konservuesve, ekziston mundësia të krijohen vatra për qelizat kancerogjene.

Kur nitratet gatuhet bashkë me proteinat në temperatura shumë të larta, transformimi kimik i tyre mund të çojë në shfaqje të këtyre qelizave të këqija në trup.

Mund të shtoni në peshë

Disa lloje mishi mund të kenë më shumë yndyrë dhe kalori se të tjerët, për shembull sallamet e përzier apo ato me shumë dhjamë.

Ndaj nëse i konsumoni shpesh jeni më të predispozuar për të shtuar në peshë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË