Ministrja Haxhiu kërkoi shkarkimin e tij, kush është Nehat Thaçi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paraqitur sot disa fakte me të cilat pretendon se drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka bërë shkelje ligjore, duke lidhur kundërligjshëm kontrata.

Kështu ajo ka bërë kërkesë sot tek Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë që të shqyrtojë veprimin e drejtorit Thaçi dhe të vendos për shkarkimin e tij.

 “Unë si ministre nuk kam të drejtë që ta shkarkojë, por kërkesa do t’i shkojë Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë dhe kur analizohen faktet që do t’i procedohen sot nga Ministria e Drejtësisë bazuar në faktet mund të kërkojë shkarkimin e z. Thaçi dhe ta shkarkojë atë. Në përbërje të këtij Këshilli janë njerëz që nuk i kemi emëruar ne por qeveritë e kaluara”, ka thënë ajo në një konferencë për media, shkruan Express.

Por kush është Nehat Thaçi?

Që nga 27 prilli i vitit 2018, Nehat Thaçi është duke e ushtruar detyrën e drejtorit të Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Kolonel Thaçi deri në atë kohë ishte drejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, pozitë kjo të cilën e ushtronte nga viti 2011.

Shkollimin e mesëm e kreu  në shkollën e mesme “Ulpiana” në Lipjan, drejtimi “Matematiko-Natyrorë”. Ai ka përfunduar studimet në drejtimet “Kriminalistikë” (bachelor) dhe “Juridik” në Universitetin AAB, derisa vazhdon akoma të studioj në Universitetin e Prishtinës, fakulteti Ekonomik.

Sa i përket përvojës policore, Thaçi hyn në gjeneratën e katërt të Policisë së Kosovës, duke diplomuar më 27 mars të vitit 2000.

Nga diplomimi ai ishte polic patrullues në Stacionin policor në Lipjan, kurse në vitin 2001 u emëruar udhëheqës ndërrimi në sektorin e patrullës në po këtë stacion.

Në vitin 2012, Thaçi u bë zëvendëskomandant në Stacionin policor të Lipjanit, për të kaluar në vitin 2003 në Stacionin policor të Suharekës, si komandant i stacionit.

Pas dy vitesh, më 2005 ai u kthye përsëri në stacionin policor të Lipjanit, tani si komandant i stacionit, por po atë vit nisi të punoj në Administratën e Policisë së Kosovës.

Në vitin 2006, ai u emëruar zëvendëskomandant rajonal në Mitrovicë, për të kaluar menjëherë në zëvendëskomandant rajonal për operativë, komanda rajonale në Ferizaj.

Pas tri vitesh, më 2009 Thaçi bëhet drejtor rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare të veriut, për t’u  bërë drejtor rajonal në Policinë e Mitrovicës, pozitë të cilën e kishte deri tani.

Në karrierën e tij, Thaçi nisi të gradohet qysh më 29 qershor të 2001-tës kur u bë rreshter, pastaj mori gradën e togerit më 30 maj të 2002-tës.

Pas një viti, më 23 shtator të 2003-tës, ai u bë kapiten, kurse më 6 maj të 2005-tës u bë me gradën major. Para 12 vitesh, më 17 shkurt të 2006-tës, Thaçi gradohet si nënkolonel.

Nehat Thaçi me 29 shtator 2016, është arrestuar bë pikën kufitare në Konçul, mbi bazën e një fletëarresti të Gjykatës së Lartë në Nish, nën dyshime për veprën penale “të terrorizmit”.

Nga autoritetet e drejtësisë Serbe, i patën caktuar masën e paraburgim prej një muaj.

Pas arrestimit të Thaçit, Kuvendi i Kosovës pati miratuar një rezolutë, me të cilën kërkohej lirimi i menjëhershëm, dhe i kërkohej “Bashkimit Evropian që përmes mekanizmave të tij detyrues të ndërhyjë tek Qeveria e Serbisë që të lirohet Thaçi”

Ai bëri edhe vizita studimore jashtë vendit nga viti 2003. Ai e nisi me vizitën në Gjermani, për të vazhduar me SHBA-të, Poloninë, Turqinë dhe Irlandën e veriut.

Drejtori i porsaemëruar kreu edhe trajnime të shumta. Më 2000-tën ai mbajti një kurs bazik, më 2001 kreu kursin e vozitjes  bazike, kursin e vijës së parë të mbikëqyrjes, atë për dhunë familjare, kursin e gjuhës angleze, menaxhim dhe komunikim, trajtimin për planifikim operativ etj.

Po ashtu, Thaçi mori mirënjohje e medalje nga zyrtarë e institucione si nga UNMIK-u, KFOR-i, drejtori i përgjithshëm i policisë, medalje për shërbim të besnikërisë, letërfalendërim nga EULEX-i, ambasada amerikane etj.

Në biografinë e tij figuron se ai di punën me kompjuter, ka njohuri për gjuhën angleze dhe atë serbo-kroate.

Thaçi ka lindur më 1 dhjetor të 1976 dhe është i martuar.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË