Ministri gjerman i Financave ngre alarmin/ Na presin vite të vështira…

Lufta në Ukrainë i ka rritur ndjeshëm kostot e jetesës në Gjermani. Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, i përgatit qytetarët për një fazë të gjatë privimesh.

“Ekziston rreziku i një krize shumë serioze ekonomike për shkak të rritjes së fortë të çmimeve të energjisë, për shkak të problemeve me zinxhirët e furnizimit, por edhe për shkak të inflacionit”, është shprehur ministri gjerman i Financave, Christian Lindner për televizionin e dytë gjerman, ZDF. “Shqetësimi im është se në disa javë dhe muaj mund të kemi një situatë shumë shqetësuese”, tha kreu i liberalëve gjermanë.

“Bëhet fjalë për tre, katër apo pesë vite shtrëngese. Për këtë duhet të gjejmë një përgjigje”, theksoi Lindner. Për hapa të mundshëm kundër rritjes së çmimeve, veçanërisht të gazit, diskutojnë këtë të mërkurë krerët e koalicionit qeveritar gjerman të përbërë nga socialdemokratët, Të Gjelbrit, dhe liberalët.

Ka disa ditë që Rusia ka reduktuar gazin ndaj Gjermanisë. Gjendja e furnizimit me gaz brenda vendit është e tensionuar, sipas Agjencisë Federale të Rrjetit. Sipas raportimeve jo të konfirmuara në media, qeveria po përgatit shpalljen e gjendjes së alarmit për të zbatuar planin e emergjencës kombëtare brenda pak ditësh. Që në mars Ministria e Ekonomisë shpalli gjendjen e paralajmërimit ndaj situatës. Hapi i parë i planit të emergjencës parashikon referimin ndaj keqësimit të furnizimit dhe përgatitje për kundërmasa. Si hap i tretë dhe i fundit mund të jetë ai i emergjencës, në furnizimin e “klientëve të mbrojtur”, ku bëjnë pjesë ekonomitë shtëpiake, i cili garantohet nga ndërhyrja e qeverisë.

Lindner kundër “ideve tabu”

Për masa të mundshme, me të cilat mund të sigurohet furnizimi me energji në Gjermani, të pavarur nga importet, ekzistojnë qëndrime të ndryshme në koalicionin qeveritar gjerman. SPD dhe Të Gjelbrit janë kundër metodës “fracking” të nxjerrjes së gazit (metodë e përftimit të gazit me presion dhe kimikate nga shtresat shkëmbore, shën red.) Po ashtu edhe kundër zgjatjes së afatit për tre centralet atomikë ende në funksion në Gjermani përtej vitit 2022.

Kurse liberalët nën Christian Lindner nuk duan t’i përjashtojnë këto opcione. “Ne mund të përdorim edhe mundësitë tona për furnizimin me energji”, tha Lindner, i cili shton, se “nuk duhet të kemi ide tabu tani, kur bëhet fjalë për të kontrolluar rritjen e çmimeve për njerëzit.”

Duke iu referuar shkurtimit të furnizimeve të gazit nga Rusia, Lindner theksoi: “Jo, Putini nuk na ka në dorë, por ne jemi krijueset dhe krijuesit e fatit tonë.” Gjermania mund të diversifikojë furnizimin me energji, të krijojë zinxhirë të rinj furnizimi dhe të tregtojë e lirë./DW

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË