Milionat ruse ndikuan edhe në politikën e Kosovës

Tashmë nuk është më sekret se Rusia ka kohë që po bën fushatë ndaj kombeve të vogla ballkanike, për t’i nxjerrë ato nga kursi perëndimor dhe eventualisht për të krijuar kushte që në pushtet të vinë forcat pro ruse, e diku tjetër të provokohen trazira që prodhojnë destabilizim.

Fushata e politikës së jashtme propaganduese ruse është koduar si “Doktrina Gerasimov”, sipas Valery Gerasimov, i cili ka qenë Komandant i Përgjithshëm i ushtrisë ruse, që spikat praktikat e Rusisë në përpjekjet e saj për influencë globale duke marrë forma të ndryshme prej rekrutimit të liderëve dhe partive politike nacionaliste e fashiste, depërtimit dixhital si mjet për përhapjen e diskursit publik për të mbjellë mosbesim ndaj Perëndimit, e deri te aspekti ekonomik, financimi direkt për parti e politikanë.

Rritja e aktivitetit të Rusisë në Ballkan është pjesë e kësaj doktrine, megjithëse përfshirja ruse nuk është aspak e re. Kur Bashkimi Sovjetik u shemb në vitin 1991, Rusia post-sovjetike i siguroi vetes një rol të vogël në Ballkan duke përdorur ndikimin e saj në Kombet e Bashkuara (OKB) për të dalë në mbrojtje të Serbisë gjatë luftërave jugosllave të viteve 1990.

Megjithatë, fushata e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës dhe roli i kufizuar pasues i Rusisë në këtë mes, shfaqen dorën relativisht të dobët të saj – një perceptim ky që Kremlini është përpjekur ta ndryshojë dhe të akomodohet gjithnjë e më shumë në Ballkan, sidomos pas agresionit mbi Ukrainë, duke shpresuar të ngadalësojë integrimin e rajonit në institucionet euroatlantike dhe të njollosë imazhin e demokracisë së stilit perëndimor në gadishullin ballkanik.

Duke parë se Rusia ishte fuqia e parë evropiane post-imperialiste që nuk e pa Bashkimin Evropian si një zbarkim të sigurt për veten e saj, sulmoi integrimin euroatlantik për t’ua mohuar edhe të tjerëve mundësinë e sovranitetit, prosperitetit dhe demokracisë.

Për profesorin universitar, Blerim Latifin, raporti i shërbimeve të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku zbulohet financimi prej 300 milionë dollarësh për partitë politike, zyrtarë dhe politikanë në vende të ndryshme të botës nuk paraqet risi.

“Raporti i Inteligjencës Amerikane vetëm sa na tregon dimensionin konkret të këtyre përpjekjeve të Rusisë e cila nën sundimin autoritarist të (Vladimir) Putinit, prej kohësh i ka vënë vetes si qëllim destabilizimin e demokracive evropiane, përfshirë këtu edhe demokracitë e brishta ballkanike”, tha Latifi

Mirëpo, ajo që paraqet një rast të çuditshëm është që edhe pas shembjes së komunizmit, në rajon ekziston fryma pro trashëgimtarit të kësaj ideologjie, jo vetëm nga parti të cilësuara si komuniste por edhe nga ato demokratike.

Raporti i inteligjencës amerikane bënë të ditur se Partia Demokratike e Shqipërisë, si parti e ndryshimit dhe promovimit të vlerave liberal-demokratike, ishte financuar me gjysmë milioni euro nga kompani ruse në vitin 2017.

“Është vërtet dëshpëruese se si një parti e djathtë shqiptare, partia që udhëhoqi shembjen e komunizmit në Shqipëri, ka lejuar që të ekspozohet ndaj ndërhyrjeve ruse”, theksoi profesori i filozofisë.

Edhe për diplomatin që shërbeu si ambasador i Malit të Zi në Kosovë e Shqipëri, Ferhat Dinosha, një gjë e tillë është e papranueshme, pikërisht për faktin se PD-ja ka proklamuar vlerat pro perëndimore dhe ka ndihmuar në demokratizimin e Shqipërisë.

“Kjo do të kishte qenë tepër infantile dhe e pafalshme edhe sikur këtë ta kishte bërë ndonjë grup i nostalgjikëve komunistë në Shqipëri, e jo më partia e ndryshimit”, u shpreh Dinosha.

Por, aktorët politik në Kosovë deri tash nuk përmenden në ndonjë raport ku theksohet influenca ruse, megjithëse Latifi nuk e përjashton mundësinë që Rusia tashmë ka shtrirë influencën e saj edhe në Kosovë.

Madje, ai është i bindur se nuk është vetëm rrafshi politik i cili mund të jetë prekur nga influenca ruse, por edhe intensifikimi i veprimit të islamit politik në masat e gjëra ku përmes kësaj synohet largimi i Kosovës nga Perëndimi dhe nga projekti iluminist.

“Do të jete shumë e rëndësishme të kuptojmë përmasat e kësaj ndërhyrje edhe në Kosovë, t’i kuptojmë aktorët që, me vetëdije ose pa të, kanë vepruar në agjendat e luftës hibride ruse. Jam i bindur se në Kosovë infiltrimi rus nuk ka ndodhur vetëm në rrafshin politik, por edhe në atë të shoqërisë civile dhe të religjionit”, shpjegoi ai.

Nga ana tjetër, ambasadori rrezikun nuk e sheh nga partitë vendore, por nga Lista Serbe si dorë e zgjatur e Beogradit dhe rrjedhimisht, edhe e Rusisë.

Ai beson se arsyeja që Rusia nuk mund të shtrijë ndikimin e saj në partitë politike shqiptare në Kosovë qëndron në vullnetin për të bashkëpunuar me aleatët perëndimorë dhe “ky vullnet s’ka vend për askënd tjetër pos BE-së e ShBA-ve”.

“Sa i përket Kosovës, Rusia përmes partive te atyshme serbe, qe janë dorë e zgjatur e Beogradit, mund të tentojë të bëjë ‘lufte hibride’ në Kosovë. Por, së koti. Besoj se subjektet shqiptare do te vazhdojnë bashkëpunimin e mirë me faktorin perëndimor dhe bashkërenditjen e hapave të mëtejme, gjë qe s’do te lënë hapësirë për ‘luftë hibride’ të askujt”, potencoi ai.

Financim nga Rusia, sipas raportit amerikan kishte marrë edhe formacioni pro serb në Mal të Zi, ‘Fronti Demokratik’ (DF) i cili për çudi është rrugës për të formuar qeverinë e re malazeze.

Dinosha thekson se kështu ka qenë gjithmonë edhe përkundër faktit se Mali i Zi është anëtare e NATO-s dhe ka bërë hapa të rëndësishëm drejt BE-së.

Ai thotë se edhe pas krahut properëndimor të udhëhequr nga Milo Gjukanoviç, ndikimi rus në Mal të Zi “nuk pushon së ekzistuari”.

“Në Mal të Zi edhe shembja e komunizmit është përcjellë me mitingje në të cilat është dëgjuar brohoritja “Hocemo Ruse (Duam Ruset)”. Pra , këtu ka qenë i gatshëm ‘tharmi’ i ndikimit rus”, vazhdoi ai, duke kujtuar se në partitë serbe në Mal të Zi, sidomos ato të DF-së, “nuk pushojnë së punuari për interesin serbo-rus, me ndihmën dhe nën mbikëqyrjen edhe të Kishës Serbe në Mal të Zi”.

Dinosha mendon se është pikërisht presioni nga partitë pro serbe, ajo që e rrëzoi edhe Kryeministrin e Qeverisë së pakicës në Mal të Zi, Dritan Abazovic-in.

“Abazoviç nuk i bëri ballë presionit të një partie serbe të cilën e kishte futur në qeveri, mbase edhe presioneve të qendrave jashtë Malit të Zi, dhe, në vend se të merrej me agjendën evropiane, ky kaloi në qeveri të ashtuquajturën ‘kontratë themeltare’ ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.”

Si përfundim Rusia vazhdon planet e saj për të minuar më tej mbështetjen politike dhe publike për Perëndimin dhe për t’i kthyer kombet ballkanike në mbështetës të saj.

Ajo tashmë ka pasur sukses në Serbi, ku më pak se gjysma e popullsisë mbështet anëtarësimin në BE.

Ka pasur sukses edhe në Bosnje atje ku Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, përkrahë haptas krijimin e dy republikave të vetëshpallura në Ukrainë, duke u rreshtuar pas presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe gjithashtu, sipas raportit të intelegjencës amerikane fushata e tij në Bosnje u financua nga Rusia.

Pati sukses edhe në Mal të Zi ku formacioni pro serb ‘Fronti Demokratik’ i udhëhequr nga Andrija Mandiç nga çasti në çast pritet ta marrë drejtimin e Malit të Zi.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË