Miftaraj: Refuzimi i Kurtit për takim me Vuçiqin, qortim publik për BE-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në Bruksel, ku sot ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të BE-së. Por, ai ka mohuar se më 11 maj në selinë e BE-së do ta takojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Deklaratën e kryeministrit Kurti e ka komentuar, Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, i cili ka thënë se ky qëndrim i Kurtit duhet të shërbejë si një qortim publik për Bashkimin Evropian lidhur me rëndësinë e trajtimit të barabartë të palëve.

Por, Miftaraj thotë se dialogu Kosovë-Serbi dhe takimi Kurti-Vuçiq në një të ardhme të afërt është i pashmangshëm.

“Sidoqoftë, duke marr për bazë formatin e dialogut dhe temat e ndjeshme që priten të jenë temë e diskutimit kërkojnë në radhë të parë seriozitet dhe trajtim të barabartë të palëve nga ana e Lajçak, por edhe Borrell. Në këtë drejtim, caktimi i datës për një takim mes Kurtit dhe Vuçiq pa koordinim paraprak dhe të koordinuar mes dy shteteve, sjell në situata të tilla ku Kosova e refuzon një qasje të tillë publikisht”, ka thënë ai.

Miftaraj pohon së në procese negociatore palët duhet të trajtohen barabartë.

“Në procese negociatore trajtimi i barabartë i palëve dhe komunikimi në publik është parakusht si në forme, dukje por edhe në komunikimin me publikun. Andaj, ky rast duhet të shërbej si një qortim publik për BE por edhe z. Lajçak lidhur me rëndësinë e trajtimit të barabartë të palëve”, shtoi ai.

Refuzimin e kryeministrit Kurti për një takim me presidentin serb Vuçiq në Bruksel, e ka komentuar kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, i cili tha sot se Kurti nuk e refuzoi takimin me Vuçiqin, por e shtyu atë për arsye populiste.

“Ai nuk dha asnjë arsye politike e parimore pse nuk merr pjesë në këtë takim. Natyra e arsyetimit ishte protokolare”, ka thënë Molliqaj.

Më tej Molliqaj ka thënë se Kurti tashmë ka pranuar kornizat politike dhe përmbajtjen e dialogut. “Jo-jat e vogla vijnë pas pranimit të madh”, tha ai.

Ndryshe, Kurti ka thënë sot para mediave në Bruksel se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti më herët kishte deklaruar se dialogu me Serbinë nuk do të jetë prioritet i parë ose i dytë.

“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – edhe për BE-në, Kosovën dhe Serbinë dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”,tha Kurti.

Në delegacion me kryeministrin janë edhe dy zëvendëskryeministra, Donika Gërvalla-Schwartz, për Punë të Jashtme dhe ai për Çështje Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi. 

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË